Vila e dashurisë duket se nuk do të rrijë e qetë, një ‘bombshell’ futet mbrëmjen e sotme në Love Island Albania. Spektakli po transmetohet live në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe Haris Naman është ishullori më i ri që do të bëhet pjesë e ‘reality show-t’.

Haris është shumë i njohur në Angli, pasi ai ka marrë pjesë në Love Island UK. Ai numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Haris është shqiptar i Kosovës.

Haris është 22 vjeç, ai është boksier dhe ka ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë e jetës.

“Nëse fitoj, ndoshta paratë, ndoshta dashurinë duke parë e duke bërë”.

Kjo eksperiencë e re për Haris nuk është e panjohur, por një gjë e dim me siguri që ujërat në vilën e dashurisë janë trazuar sërish. Episodet ditore të Love Island Albania, i shikoni çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan./Love Island Albania