Nga Grazi i Austrisë, Kombëtarja do të udhëtojë këtë të hënë drejt stadiumit “Haladas” në qytetin Szombathely të Hungarisë, ku do të luajë ndeshjen miqësore kundër Lihtenshtejnit, takim që do të transmetohet në orën 20:00 në Tv Klan.

Ashtu siç premtoi në konferencë për shtyp, trajneri do të përdorë lojtarët që kanë patur më pak minuta, ata që kanë qëndruar më së shumti në stol në mënyrë që të çlodhen të tjerët.

Tekniku nuk ka lënë shumë të kuptohet në seancat stërvitore se cilët do të zgjedhë për t’i aktivizuar që nga minuta e parë, por mendohet se boshti kryesor do të jetë Broja, Asani, Asllani dhe Ismajli.

Pjesa tjetër e skuadrës do të jenë lojtarët rezervë, ose siç quhet ndryshe ekipi i dytë. Mund të ketë vend për Manajn, Kumbullën, Alijin dhe Ajetin. Sa iu përket formës, të gjithë futbollistët janë mirë dhe me dëshirën për t’i treguar trajnerit se nuk duhet të pendohet për zgjedhjet që ka bërë.

Tv Klan