Në 20 vitet e fundit mosha mediane në Shqipëri është rritur me ritme të larta. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2003 deri në vitin 2023 mosha mesatare në Shqipëri është rritur me 11 vite nga 27.9 vjeç në 38,8 vjeç, duke e renditur vendin tonë në vend të 34 nga 49 vende në studim.

Nga viti në vit pothuajse kjo rritje e moshës mediane është bërë me 1 vit.

Përqindja  e popullsisë së plakur u rrit nga 1.3 % në vitin 2003 në 3.3 %.

Për sociologët kjo rritje e moshës mediane e cila po shoqërohet me plakje të popullsisë po ndikon negativisht për moshën e re dhe lindjet.

“Raporti modis popullsisë s ëre dhe asaj të plakur po prishet në favor të kësaj të fundit. Kjo do të thotë që gjithnjë e më shumë po shtohen të moshuarit dhe po pakësohen të rinjtë. Edhe pse duhet konsideruar si një çështje demografike, në të vërtetë duhet ta shikojmë si një problem që ka shumë komponentë”, thotë sociologu Gëzim Tushi.

Ndër faktorët e rritjes së plakjes së popullsisë më kryesorja lidhet me bërthamën e familjes.

“Familja shqiptare ka pësuar një ndryshim të madh. Tani më kemi hyrë në shoqërinë moderne, familja bërthamore. Pra një familje më sa më pak anëtarë dhe kjo ka bërë që të bjerë numri i lindjeve. Kemi një emancipim të femrës në shoqëri. Ne kemi nevojë për një lloj revolucioni demografik që lidhen me disa komponentë, që lidhen me familjen, me shoqërinë. Duhet parë struktura e kujdesit për fëmijët”, shprehet sociologu.

Vitin që lamë pas, vendi më popullsinë më të plakur në Europë e ka Italia ku mosha mediane e popullsisë ishte 48.4 vjeç nga 41 vjeç që ishte në 2003, e ndjekur nga Portugali dhe Greqia.

Tv Klan