Të gjitha ndërtesat e reja publike dhe private që do të ndërtohen vitin e ardhshëm, do të ngrihen nëse realizojnë në projektin e tyre ngrohjen qendrore ose individuale për çdo pallat. Me miratim të këshillit të ministrave do të zbatohet vendimi i Ministrisë së Punëve Publike ku në asnjë rast, sistemet e ngrohjes nuk duhet të shikohen me sigurimin e energjisë elektrike.

Kjo vjen si rezultat i krizës energjetike dhe mungesës së burimeve. Urdhri është se lëndët që do të përdoren do të jenë të lëngëta, të ngurta dhe të gazta. Niko Naska, drejtori i investimeve në Ministrinë e Punëve Publike, sqaron:

“Duke parë krizën energjetike në tërësi, jo vetëm në vendin tonë, por dhe në Ballkan dhe Europë. Kanë parë një rrugë më efektive për të shitur ndërtimet e tyre dhe apartamentet, pikërisht për energjinë elektrike dhe për prodhimet e energjisë me ngrohje qëndrore. Kjo konsiston që ngrohja qëndrore të bëhet me lëndë të ngurta, të gazta si dhe materiale të tjera ndërtimore të cilat prodhojnë energji pa energji elektrike.”

Për ndërtimin e këtyre objekteve sipas përllogaritjeve, kostoja rritet mesatarisht kundrejt vlerës së sotme të ndërtimit. KRRT-ja i bashkive dhe i këshillave të rretheve do të miratojë lejet e ndërtimit të pallateve vetëm pasi ata të kenë parashikuar në projektin e tyre instalimin e energjisë elektrike./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti