Projektligji i qeverisë për “Adresarin” ka nisur diskutimin në komisionet parlamentare. Ky dokument synon që të regjistrojë me një numër unik identifikues me 12-shifror çdo ndërtesë, biznes a njësi shërbimi.

Por shqetësimi i deputetëve të Komisionit të Ligjeve, jo vetëm të opozitës  kur u prezantua projektligji nga Ministri i Brendshem, ishte nëse këto ndryshime do të kishin ndikim tek listat e zgjedhësve.

Ministri Balla siguron se sistemi i adresave dhe ai zgjedhësve nuk ndikojnë tek njëri-tjetri, por gjithsesi për hequr çdo dyshim politik, ai thotë se është vendosur me qëllim që zbatimi të nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës.

Në dokumentin e hartuar nga qeveria, parashikohet që kodi unik i adresës të mund të përdoret për të gjetur adresat dhe në “Google” çka ngriti një shqetësim tjetër nga opozita per privatësinë e të dhënave.

Por ministri shpjegon se dhe aktualisht sistemi i adresave është i aksesueshëm nga një sërë institucionesh publike dhe private që japin shërbime.

Tv Klan