Siç është tashmë traditë e “Këngës Magjike”, netët e spektaklit kanë dy bashkëprezantuese bukuroshe krah Ardit Gjebreas. Këtë vit, Olta Beqiri dhe Eva Murati i kanë shtuar hijeshinë garës së këngës.

Olta Beqiri është e njohur tashmë si aktore ndërsa Eva Murati është moderatore e njohur e sportit.

Eva Murati vjen nga një eksperiencë e gjatë moderimi. Karriera e saj ka nisur që në moshën 15 vjeçare. Ndër vite ka prezantuar formate, e formula të ndryshme televizive, e gjithashtu është angazhuar si aktore në disa produksione kinematografike.

Olta Beqiri është një ndër aktoret më të reja, por me premisa shumë të mëdha. Nga ana tjetër ajo është një ndër personazhet më “IN” të platformës “TikTok”, duke numëruar mijëra ndjekës.

Dy vajzat do të shoqërojnë për 4 netë radhazi Ardit Gjebrean në skenën e Pallatit të Koncerteve./tvklan.al