Në Shëngjin të Lezhës Shtabi i Emergjencave Civile sëbashku me forcat e ushtrisë janë duke punuar për ndërtimin e argjinaturës për të ndaluar baticat e detit.

Sipas burimeve, është duke u punuar në një gjatësi prej rreth 2 kilometrash me mjete të rënda të ushtrisë, si eskavator dhe kamionë. Ndërtimi i kësaj argjinature pritet të zgjasë për tre ditë, duke i dhënë një zgjdhje perfundimtare problemit.

Në ditët në vijim pritet të vijë dhe një grup ekspertësh për të parë nga afër ndërtimin e saj.

Situata në Shëngjin dhe Tale tashmë është përmirësuar, pasi uji është tërhequr i gjithi nga banesat.

Tv Klan