Milani i Fonsekës nuk e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri. Në “San Siro” përballë Torinos kuqezinjtë kanë përsëritur problemet e vjetra të mungesës së vijueshmërisë në lojë. Milanezët hynë me dëshirë në lojë, por të paqartë në finalizim.

Torino u tregua e kujdesshme duke goditur me saktësi sa herë që i krijohej mundësia. Skuadra torineze shënoi fillimisht në minutën e 30-të me anë të një autogoli të mbrojtesit kuqezi Tiao dhe jo vetëm që e mbylli pjesën e parë në avantazh, por në të dytën i dyfishoi shifrat. Në minutën e 68 Zapata finalizoi me kokë një aksion model të skuadrës mike.

Trajneri Fonseka hodhi në fushë disa lojtarë nga stoli dhe dy prej tyre rezultuan vendimtar. Në minutën e 89 Morata shkurtoi diferencën dhe më pas Okafor në minutën e 6-të të shtesës do të vendoste në baraspeshë shifrat më “San Siro”.

Kuqezinjtë i shpëtuan humbjes, por kjo sidë e parë nuk ka shije të mirë.

Klan News