Është si një ëndërr që kthehet në realitet për të gjithë fëmijët dhe prindërit e tyre, turi i përzgjedhjes për spektaklin më të ri të televizionit Klan, Gjeniu i Vogël. Për një herë të vetme fëmijët ndjehen të rëndësishëm, mblidhen në një skenë përpara një jurie profesionistësh dhe shpalosin para tyre atë që ata dinë të bëjnë më mirë.
“Unë konkurova në kategorinë e muzikës”
Gazetarja: Çfarë interpretove?
“Interpretova disa këngë”
Gazetarja: Përshëmbull një këngë nga këto ?
“Këngën e West Side, “Gjithë bota jemi dy”, “Zogu këngëtarë” dhe “Grei luan me makina”.”
“Kam interpretuar dy këngë, njëra është “Hou çike” dhe njëra është “Next episod”.”
Gazetarja: Çfarë kënge do të këndosh?
“Bambolina bena.”
Gazetarja: Për çfarë ke ardhur këtu?
“Për një imitim.”
Gazetarja: Kë do të imitosh ?
“Një ngjarje që më ka ndodhur mua.”
Këto ditë regjizori Bledar Laço sëbashku me komisionin simpatik të këtij konkursi dhe stafin teknik, kanë zhvilluar pa ndërprerje një turne në qytetet e jugut të Shqipërisë. Kështu ata fillimisht kanë vizituar qytetin e Korçës, ku kanë konkuruar rreth 650 fëmijë nga të gjitha qytete dhe zonat përreth, si Pogradeci Erseka, Bilishti, Maliq e mjaft fshatra të tjerë.
Turmat e fëmijëve që me padurim prisnin të konkuronin përpara komisionit, kanë detyruar stafin e gjeniut të kërkojë madje edhe ndihmën e policisë për të mbajtur rregullin mes fëmijëve dhe prindërve të tyre.
Pas Korçës, stafi ka udhëtuar drejtë Gjirokastrës, ku mbi 300 fëmijë të tjerë nga ky qytet, Saranda dhe zona të tjera përreth janë paraqitur përpara jurisë për seleksionimin e rradhës.
Fieri ka qënë stacioni i tretë për jugun e Shqipërisë, ku dhe aty kanë qënë rreth 30 fëmijë, të cilët kanë kënduar, kërcyer dhe interpretuar në instrumenta të ndryshëm.
Një maratonë e gjatë dhe e mundimshme për këdo që do ta kishte provuar, por për anëtarët e jurisë të Gjeniut të Vogël është një kënaqësi e vërtetë kjo gjueti talentesh të rinj.
Jorgo Papingji: “Ajo që është e rëndësishme është se ne po na vijnë pafund fëmijë, fëmijë të talentuar, fëmijë të cilët kanë dëshirë të jashtëzakonshme për të ekspozuar talentet e tyre dhe megjithëse është një punë e gjatë, e vështirë dhe e lodhshme, ne nuk po lodhemi se po kënaqemi duke parë fëmijët.”
Adrian Hila: “Unë po marr guximin të shpreh këtu nga një mendim të përgjithshëm të komisionit, ne kemi mbetur të çuditur nga shumë fëmijë, ka talente të jashtëzakonshme, ka fëmijë që na kanë emocionuar jashtëzakonisht shumë, ka prurje të atilla që ne jemi të bindur se porgrami ka për të pasur një sukses të jashtëzakonshëm.”
Irma Libohova: “Mua më vjen mirë që ka shumë prurje, që dhe ne të dimë të zgjedhim, mos të gabojmë.”
Por në këtë tur të rëndësishëm një punë të madhe kanë bërë dhe pedagogët dhe shkollat artistike që kanë hapur dyert për fazën e seleksionimit të spektaklit Gjeniu i Vogël. Veçanërisht vlen të theksohet puna e përkryer e drejtuesve të shkollës artistike “Tefta Tashko”,Korçë, Qendrës Kulturore të Fëmijeve “Cakalo” Gjirokastër dhe shkolla artistike “Jakov Xoxa” Fier./tvklan.al