Lajme Arkiva 2003

Ditë e pavarësisë, pikërisht më 28 Nëntor do të nisin punimet e rrugës Durrës-Kukës, efektivët e ushtrisë shqiptare do të fillojnë punë në segmentin Milot-Rrëshen, segment për të cilin është kryer studimi, ndërkohë kreu i Ministrisë së Transporit dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi gjatë analizës së punës në ndërmarrjet shtetërore të Durrësit në varësi të dikasterit të tij deklarojnë se kanë filluar të vijnë ofertat për të ndërtuar me koncesion këtë rrugë.

Spartak Poçi: Jemi në hapat e para pranë njohjeve me ofertat, ka ardhur një kompani shumë e madhe shumë kombëshe gjermane e cila ka propozuar marrjen me koncesion të ndërtimit dhe të shfrytëzimit të saj. Natyrisht është akoma herët për të folur për diçka të vendosur tashmë, sepse jemi vetëm në pranimin e ofertës, por unë mendoj se kjo do të jetë edhe një nga format e ndërtimit të kësaj rruge me qëllim që ta realizojmë sa më shpejtë.

Gjatë analizës së ndërmarrjeve të ndryshme si porti detar, hekurudhat shqiptare Albtelecomi, drejtoria rajonale e rrugëve etj, ministri Poçi shprehu vëmendjen e qeverisë për rëndësinë strategjike që ka Durrësi në planet kobtare te transportit dhe telekomunikacionit ./tvklan.al