Këto janë pamjet kur një asteroid i vogël ndriçon qiellin e Filipineve.

Një lëmsh zjarri përçau mantelin e natës në Filipinet  e veriut gjatë së enjtes kur asteroidi i vogël u dogj teksa depërtonte në atmosferë.

Asteroidi me përmasa rreth 1 metër ishte i padëmshëm, por krijoi një “lëmsh zjarri spektakolar”, tha Agjencia Hapësinore Europiane.

Asteroidë të këtyre përmasave godasin Tokën rreth çdo dy javë, por kjo është vetëm hera e nëntë që zbulohet përpara se të prekte atmosferën.

Objekti qiellor u pikas të mërkurën nga Catalina Sky Survey që drejtohet nga Universiteti i Arizonës dhe financohet nga NASA. Kjo e fundit tha se asteroidi “i vogël” e i padëmshëm pritej të dukej si një top i zjarrtë në bregun lindor të Filipineve të veriut.

Shkencëtarët e quajtën 2024 RW1./tvklan.al