Një zbulim i ri i roverit Cuirosity në Mars rindez shpresat për gjetjen e gjurmëve të jetës. Së fundmi është zbuluar një izotop carboni që në Tokë lidhet me proceset biologjike. Studimi bazohet në analizat e realizuara mbi 24 kampione shkembinjsh të marra nga 5 zona të ndryshme të kraterit Gale ku roveri Curiosity është pozicionuar tashm ë prej 6 Gushtit 2012.

Edhe analizimet janë kryer në bord të roverit dhe materiali është nxehur në 850 gradë për të bërë të mundur çlirimin e gazit metan. Në fund është faktuar prania e carbonit 12, madje në sasi të larta në krahasim me çfar ë është gjetur në atmosferën dhe meteoritët marsianë.

Sipas ekspertëve 3 janë mundësitë mbi origjinën e tij. Së pari, karboni mund të mbërrijë në baktere antike, më pas të depozituara në shkëmbinjtë e planetit të kuq. Ndërsa dy teoritë e tjera kanë lidhje me një bashkëveprim të molekulave të ndryshme, e së fundmi me një mjegullnajë ndëryjore e cila është përshkuar nga sisitemi ynë diellor në fillesat e kohës.

Klan News