Agjensia Hapësinore Evropiane ka realizuar një video mbi planetin e kuq falë të dhënave të mbledhura nga kamera e sondës “Mars Express” që qëndron në orbitë prej 20 vitesh.


Në më pak se dy minuta imazhet tregojnë sipërfaqen e Marsit, e shënuar nga kanione të thella dhe paralele, që duken si gërvishtje. Janë struktura gjeologjike të gjatë qindra kilometra dhe të thella qindra metra, janë krijuar pas përplasjes së një meteoriti të madh që rreth 4 mld vite më parë krijoi kraterin Isidis Planitia, i gjerë 1900 km.

Këto fraktura njihen me emrin Nili Fossae dhe prej kohësh janë nën studim për sasinë e madhe dhe diversitetin e larmishëm të mineraleve, që krijohen në prani të ujit, duke konfirmuar praninë e tij në të kaluarën e planetit Mars. Pjesa me e madhe është krijuar 3.5 mld vjet më parë, kur uji në planetin e kuq ishte i bollshëm jo vetëm në sipërfaqe, por edhe në thellësi, duke krijuar flukse idrotermale të nëndheshme dhe me temperaturë të larta, si pasojë e pranisë e vullkaneve antike.

Klan News