Pas një rritje minimale në muajin Prill të eksporteve, muaj Maji solli sërish rënie të tyre. Sipas të dhënave të INSTAT, në Maj 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld Lekë, duke u ulur me 12,4%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në Prill eksportet e mallrave u rritën për herë të parë pas shumë muajsh me 1,8%. Në Mars eksportet ishin tkurrur me 21%, në Shkurt me 16.1% dhe në Janar me 29.2%.

Sipas INSTAT, në këtë pesëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 165 mld Lekë, duke pësuar një tkurrje të fortë me 16,1%.

Gjatë muajit Maj, negativisht në uljen e eksporteve kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” ndjekur nga “Ushqime, pije, duhan” si dhe “Produkte kimike dhe plastike”.

Eksportet e tekstile e këpucë në muaj, ranë me 24.3%, nga 10.1%, që ishte tkurrja për Prillin. Ndërsa për periudhën 5-mujore pësuan një tkurrje me 19%.

Prej muajsh industria po kalon një periudhë të vështire e ndikuar nga shumë faktorë, si rritja e kostove dhe dhe sidomos zhvlerësimi i Euros, që redukton të ardhurat e tyre kur konvertohen në Lekë.

Klan News