Në orët e para të mëngjesit të të premtes, transmetimit të përjavshëm “Njerëz të humbur” ju shtua në arkiv dhe humbja e një 14-vjeçari i quajtur Lorenc Bajrami. I cili ishte larguar në mënyrë misterioze datën e 22 prillit 2009.

“Lorenci është larguar nga shtëpia në datën 22 prill të vitit 2009, pra para 2 ditësh. Ai largohet rreth orës 3 në drekë tek xhaxhai i tij për në Lushnje. Në momentin e largimit ai ka veshur një këmishë me kutia të zeza dhe të bardha, xhinde ngjyrë blu dhe atlete gri. Babai thotë se në momentin e largimit djali ka pasur dhe disa të holla, bëhet fjalë rreth 100 mijë lekë të vjetra.”

I larguar për një vizitë për një fshat të Lushnjës, pasi del nga shtëpia e xhaxhait të tij, çdo gjë më pas merrte trajtën e një situate enigmatike, e cila mori zgjidhje vetëm ditën e shtuan falë publikimit të rastit në “Njerëz të humbur” u bë e mundur që aventura e 14-vjeçarit të merrte fund dhe ai të rikthehej në shtëpi./tvklan.al