Një tjetër e premte nën shoqërinë e “Njerëz të humbur” iu dhurua teleshikuesve të televizionit Klan, duke i mbajtur të mbërthyer para ekranit deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Një e premte me ngjyra festive, por pa harruar plagët therëse të shoqërisë shqiptare.

Një nga rastet që iu kushtua vëmendje të veçantë ishte ai i motrave Konica, mbesave të të madhit të letrave shqipe Faik Konica. Trashëgimtaret e vetme të dinastisë koniciote iu drejtuan emisionit “Njerëz të humbur”, për të kërkuar një pjesë të familjes së tyre të mbytur në vrashtësinë e viteve, diku në një ishull të largët. Bëhet fjalë për kontinentin australian dhe vullnetarët tanë atje menjëherë kanë nisur kërkimet e tyre.

Nuk mund të bënim kurrsesi në një mbrëmje kaq kuq e zi pa trajtuar edhe rastin e gjigandit Ukshin Hoti. Ndonëse të detyruar të mos thonë shumë për publikun në lidhje me zhvillimin më të fundit, informacione shumë të rëndësishme dhe tejet optimiste kanë ardhur për këtë histori të veçantë. Mbase lehtësimi nga një peshë shumë e rëndë kombëtare është fare pranë.

Manushaqe Metollari një rast i trajtuar në mënyrë simultane nga dy programe të ndryshme “Njerëz të humbur” në Shqipëri dhe “Fosto tunel” në Greqi. Një tjetër njohje e emigracionit shqiptar e vënë në pah, vajza 20-vjeçare e dhunuar nga bashkëshorti i saj grek, në përpjekje për t’u arratisur humbet lidhjet me familjen e saj.

Gazetarja: “Dalin tashmë në dukje persona që deklarojnë, ashtu sikurse dhe theksoi dhe Jani Papaj që ditën që ka deklaruar Patrokli Kurjanidh bashkëshorti i saj, se ai ka qenë më të në një lokal, kanë hyrë bashkë dhe më pas aty diçka ka ndodhur,qoftë iku, qoftë shkoj diku. Edhe kjo me hipoteza akoma të pa verifikuara për arsye se ende dëshmi të ndryshme, ka dhënë vresione të ndryshme të historisë dhe të largimit të Manushaqes. Gjithsesi dalin persona që dëshmojnë se faktikisht ai atë ditë në atë lokal nuk është shfaqur fare me Manushaqe Metollari, ka qenë vetëm dhe nuk ka qenë fare me të në krah. Ashtu siç ai ka deklaruar se kemi hyrë në lokal dhe me pas ndodhi në situatë e supozuar që iku”.

Një histori e trishtë e përlotëse ishte ai i familjes Zike. Prindërit e Ilirjanit pas dhimbjes së parrëfyeshme pas humbjes së birit të tyre kërkojnë shëmbëlltyrat e jetës. Në kërkim të mbesës së tyre Xhorxha dëshirojnë të gjejnë atë çka Iliri ju la kujtim në këtë botë.

Mbrëmja e shkuar e “Njerëz të humbur” u mbyll me shenjat e një gjetje të mundshme. Pas 14 vitesh harresë disa foto nga korrespondenti ynë nga Prishtina të bëjnë të mendosh se Arben Shala, nuk do të jetë më pjesë e familjes së madhe të të humburve. Kërkimet vazhdojnë./tvklan.al