Asnjë rast helmimi nga uji gjatë 24 orëve

Është normalizuar situata e helmimit të shkaktuar nga uji i pijshëm në qytetin e Krujës. Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk është paraqitur në urgjencën Spitalore me shenja të helmimit. Burime zyrtare Brenda spitalit bëjnë me dije se të gjithë personat e helmuar që janë paraqitur kanë dalë nga spitali pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm.

Përgjatë katër ditëve në këtë spital kërkuan ndihmë mjekësore pasi shfaqen shenja të ngjashme toksikimi ardhur pas konsumimit të ujit 513 pacientë, 150 prej të cilëve të moshës pediatrike.

Një ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se helmimi ka ardhur si pasojë e ujit, i cili ishte ndotur me enterokok.

Tv Klan