Pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024, disa prej futbollistëve të kombëtares po shijojnë pushimet e të tjerë janë përfshirë në angazhimet familjare.

Në grupin e këtyre të fundit hyn edhe Rey Manaj. Lojtari i ekipit kuq e zi ka ndarë disa foto nga një gëzim familjar ku ai ka qenë i pranishëm ditën e diel dhe mes tyre, gjendet një që tërhoqi vëmendjen.

Pa zhurmë, pa bujë ai duket se na ka prezantuar partneren. Një foto e shkrepur me një vajzë simpatike të ulur në prehrin e tij, emri i së cilës nuk dihet ende.

Manaj nuk e ka etiketuar në foto duke e ruajtur të fshehtë identitetin e saj, por për momentin është mjaftuar për të treguar që dikush ia ka marrë zemrën./tvklan.al