Dëmtimet nuk i ndahen Barcelonës në këtë fillim sezoni. Katalanasit kanë humbur një tjetër lojtar.

Ferran Torres u lëndua ndaj Alaves në kampionat dhe do të jetë jashtë për të paktën tre javë.

Sulmuesi spanjoll do të rikthehet pas pauzës së kombëtareve, por gjithsesi nuk pritet të jetë gati për sfidat ndaj Sevilla-s në kampionat dhe ndaj Bayern Munich në Champions League.

Lajmi i mirë për Hansi Flick, është rikuperimi mesfushorit Gavi, i cili ka hedhur pas krahëve dëmtimin e rëndë dhe është gati për të luajtur.

Problemet me dëmtimet te Barcelona në këtë periudhë kanë qenë të shumta, me katalanasit që vetëm pak ditë me parë humbën portierin Ter Stegen, i cili ka mbyllur sezonin. /tvklan.al