Rikthehet në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan Plus emisioni i përjavshëm “Pro Business” nën drejtmin e gazetares Oljana Maloku.

“Stone Albania”, një nga kompanitë më të mëdha në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit, ka ngritur siparin e këtij sezoni.

Stafi i Pro Business ka sjellë hap pas hapi  të gjithë rrugëtimin, nga historia e themelimit të kompanisë nga dy vëllezërit Kapaj në Vlorë, proceset e punës në fabrikë me teknologjinë e avancuar e deri tek pjesëmarrja në panairin më të madh botëror për përpunimin e gurit, Marmomac në Verona.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë sonte ora 21:00!