E ardhmja e Paul Pogba, duket se do të jetë larg Juventusit. Mesfushorit iu ul dënimi i pezullimit për doping, nga katër vite, në 18 muaj dhe pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në muajin mars.

Lojtari do të nisë stërvitjen në janar, për të qenë gati, kur t’i përfundojë dënimi. Megjithatë, duket se francezi duhet të gjejë një tjetër skuadër.

Juventusi ka planifikuar të ndërpresë kontratën dhe për këtë është në diskutime me futbollistin.

Pogba do të dalë lojtar i lirë dhe raportimet nga Italia bëjnë me dije se ai mund të vazhdojë karrierën në SHBA ose në Arabinë Saudite.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit 31-vjeçar. /tvklan.al