Sonte në “Opinion” u diskutua lidhur me sezonin turistik në vend e veçanërisht për çmimet e larta në disa zona të jugut. Moderatori i emisionit Blendi Fevziu tregoi eksperiencën e tij në Ksamil me çmimet ekstreme për një ditë pushimi.
Blendi Fevziu: Pashë një kabanë në zonën e Sarandës, 2 mijë euro dita! O jam çmendur unë e nuk kuptoj komplet, por 2 mijë euro dita në zonën e Ksamilit ku po u rrotullove i bie tjetrit me bërryl…Do thuash ti ata e paguajnë, po ti ke marrë një hapësirë publike.
Pjerin Ndreu: Është kaluar masa, edhe me zonën e territorit, edhe me çmimet. Është kapërcyer masa e keqpërdorimit të shezlongëve në mënyrë skandaloze. Është koha për të vendosur një rregull.
/tvklan.al