Liverpool mposhti Milanin me rezultatin 3-1 në transfertë, në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve.

Ndeshje e dominuar totalisht dhe e fituar me meritë nga anglezët, që gjithsesi e nisën shumë keq.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Pulisic në minutën e 3-të. Megjithatë Liverpool nuk u dorëzua dhe ia doli të barazojë me Konate në minutën e 23-të.

Në minutën e 41-të, ishte një tjetër mbrojtës që përmbysi rezultatin. Van Dijk shënoi me kokë, pas një goditje nga këndi, për t’i dhënë avantazhin Livepool-it.

Pjesa e dytë, nisi sërish me skuadrën e Slot në sulm. Szoboszlai vulosi takimin në minutën e 67-të, duke shënuar të tretin për Liverpool.

Të kuqtë marrin 3 pikët e para, ndërsa Milani konfirmon momentin e vështirë që po kalon dhe shkon në derbi me humbje. /tvklan.al