Edi Rama: “Biznesi i vogël nuk ka pas tatim mbi fitimin, është fut si taks e re dhe kjo praktikisht është më shumë sesa dyfishi i asaj që ju paguni”.

Menjëherë pas këtyre deklaratave të kryebashkiakut, Edi Rama në lidhje me rritjen e taksave për biznesin e vogël, ka ardhur kundërpërgjigjja e mazhorancës, përmes ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi gjatë emisionit Opinion në Televizionin Klan.

Sokol Olldashi: “Në fakt bashkia e ka në funksionet e veta taksën lokale. Në qoftë se ju kujtohet 1 vit më parë apo 1 vit e gjysmë më parë ne ja deleguam këtë taksë që e mblidhte dikur qeveria qendrore ja deleguam bashkisë, tani bashkia ka vendosur t’i rrisi ndërkohë që qeveria qendrore ul taksat, bashkia rrit taksa për biznesin lokal dhe kjo është frymë armiqësore ndaj biznesit dhe për më tepër ka një realizim mizeralbël të të ardhurave dhe është në kolaps financiar, gjë që i pamundëson marrjen e kredive dhe po ta vazhdojmë zinxhirin i pamundëson marrjes së kredisë që ne na duhet për unazën e madhe”.

Vetë kryeministri Berisha ka akuzuar disa here drejtues të pushtetit vendor se po rrisin abuzivisht taksat për biznesin, duke shkuar në drejtim të kundërt me politikat e qeverisë. Në fundjavë, në Durrës, kreu i ekzekutivit bëri të qartë se nuk do të lejojë këto abuzime dhe premtoi se brenda 10 ditësh parlamenti do të ndërhyjë për uljen e taksave lolake./tvklan.al

Gazetari: Edian Gjoni