#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Të ftuar: Monika Kryemadhi, Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli, Eugen Beci, Armand Bajrami, Fatjona Mejdini, Glidona Daci

Investigimi për Inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi shpjegon në “Opinion” qesen e verdhë

E ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Monika Kryemadhi ka shpjeguar me detaje videon e kapur me dron që sipas saj tregon mashtrimin që po kryhet në Inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi tha se qesja e verdhë përmbante sfungjer me materiale të riciklueshme dhe makina e ka derdhur në vendgrumbullimin e vjetër të mbetjeve dhe pa bërë diferencimin e tyre.

Monika KryemadhiVajtëm në Sharrë, kam vajtur si çdo njeri tjetër, i kam vajtur vërdallë, që kur kemi bërë denoncimin e serës së famshme. Jo gazetarët nuk kanë vajtur, ata kanë shkuar vetëm kur i ftuar kryetari i Bashkisë. Ajo çfarë bëmë ne padinë juridine, më pas edhe me evazionin fiscal,  erdhën në momentin që menjëherë pas kësaj ishte rasti i Korrikut që ka qenë indicia e parë. Mund të nxirrni videon që thotë është Korriku… Video me thesin e verdhë vjen si moment pas 3, 4 muajsh që ne kemi ndjekur gjithë procesin.

Blendi Fevziu: Ku e hodhe qesen, në çfarë zone të Tiranës?

Monika Kryemadhi: E kam hedhur diku në Laprakë, kjo makinë u ndodh në të gjitha pikat e grumbullimit, hyn në Incenerator, peshohet dhe më pas bëhet diferencimi i mbetjeve. Ja momenti kur vijnë të gjitha makinat, pasi procesi i grumbullimit të mbetjeve bëhet nga 3 kompani. Kjo është qesja fosforeshente

Blendi Fevziu: E kapët me dron pamjen?  

Monika Kryemadhi: Po patjetër, është sfungjer me material të riciklueshme, që në momentin që futet në makinë shtypet dhe më pas rikthehet në formën e hapur. Makina e ka derdhdur në vend depozitimin e vjetër të Sharrës. Nuk e ka derdhur në landfill.

Blendi FevziuPo landfill shërben ai…

Monika Kryemadhi: Jo zoti Fevziu, këtu është problemi i lojërave. Ja, 50 metra katrorë ka mbjellë me lule e pemë. Patjetër që ka bërë landfill të ri.

“Njerëzit i ndajnë letrat më vete, mbetjet më vete”, Kryemadhi: Landfilli i Sharrës i bashkon

Monika Kryemadhi e ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”, në Tv Klan ka diskutuar në lidhje me investimet për inceneratorin. Ajo ka paraqitur disa video të filmuara me droni, me anë të të cilave ka treguar se mbeturinat të cilat ndahen prej qytetarëve në mbetje të riciklueshme dhe të pariciklueshme, merren nga makinat e pastrimi dhe bashkohen sërish në landfillin e vjetër.

Duke treguar pamjet ajo ka thënë se normalisht makinat që marrin kazanët me mbeturina të diferencuara, pasi peshohen nuk shkojnë në kapanonë, por siç  duket nga filmimet nuk ndodh kështu…

Monika Kryemadhi: Peshohet, normalisht duhet të hyjë në kapanon.

Blendi Fevziu:  As ky nuk hyri në kapanon?!

Monika Kryemadhi: Po sigurisht që as ky. Edhe pse njerëzit i kanë diferencuar mbetjet.

Blendi Fevziu:  Po por përderisa i kanë diferencuar njerëzit, ku shkojnë?

Monika Kryemadhi: Kot i diferencojnë njerëzit. Te gropa e vjetër, venddepozitimi i vjetër i Sharrës.

Blendi Fevziu:  Pra pavarësisht se njerëzit i kanë ndarë letrat më vete, mbetjet më vete, ai i bashkon të gjitha bashkë.

Monika Kryemadhi: I bashkon përsëri.

Blendi Fevziu:  Po mbase i ndan mbrapa. I ndan atje te gropa.

Monika Kryemadhi: I ndan me dhe sipër?! Nuk ndahen Fevzi. Mbasi varroset diçka nuk mund ta zhvarrosësh, këtë mund ta zhvarrosë vetëm Prokuroria.

Kryemadhi: Të vijë të më marrë dhe mua live policia për këto…

E pyetur në “Opinion” se pse nuk bën një padi për moszbatim të kontratës nga ana e kompanisë së incenerimit të mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi tha se e ka bërë më parë për atë të Elbasanit.

“Të vijë policia të më marrë live për këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj”-u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi: Kontrata,  bashkia Tiranë e ka 29 euro që në 2017-ën. Deri tani ke paguar 24 milionë euro zoti Fevzi.

Blendi Fevziu: Jo jo 29 euro për ton…Dhe ata kanë thënë që do i nxjerrin, t’i incenerojnë mbrapa.

Monika Kryemadhi: Po t’i nxjerrin, t’i shohim. Nxirret dot këtu me dhe?! Shihe si është dheu zoti Fevziu.

Blendi FevziuMbase e incenerojnë me dheun ata.

Monika KryemadhiKarrige, shkurre, goma makine, ça nuk ka!

Blendi Fevziu: Vitin e parë thoshte se do paguani 29 euro sepse landifilli ka nevojë të sistemohet. Edhe shteti nuk ka plotësuar disa nga dokumentet që i duhen kompanisë për të nisur incenerimin. Pra, është e vërtetë, nuk po incenerohet! Por ata thonë do i nxjerrim nga gropa dhe do i djegim më mbrapa.

Monika KryemadhiTë paktën për aq kohë sa e kam ndjekur është i njëjti process. Landfilli bën filtrimin e ujërave, ndërsa në venddepozitimin e vjetër nuk ka, shkon e gjitha në ujëra nëntokësorë. Për 8 muaj këtu është mbushur me plehra. Sa plastikë ka këtu, metal, qelq, karton ka shumë gjëra.

Blendi Fevziu: Zonja Kryemadhi ne nuk e zgjidhim dot, pse nuk bëni një padi ju, është shumë e thjeshtë. Për zbatimin e kontratës…

Monika Kryemadhi: E kam bërë mor zotëri. E mbani mend se si erdhi policia e ua mori Tan Hoxhën këtu live?

Blendi Fevziu: Ua çova vetë!

Monika Kryemadhi: Të vijë të më marri dhe mua live me këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj.

Eugen Beci: Duhet të të marrë SPAKU por mos janë të zënë sot me operacionin e Fushë-Krujës.

Pikat kryesore të investigimit të Monika Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës

Gjatë emisionit “Opinion” ku ka qenë e ftuar, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shpjeguar investigimin që ajo ka publikuar pak ditë më parë në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në studio u evidentuan edhe pikat kryesore të investigimit të saj në Tiranë.

Blendi Fevziu: Mesa kuptova keni 2 pika zonja Kryemadhi. E para thoni që nuk është zbatuar kontrata sepse landfilli që duhej të përdorej për 30 vjet është mbushur brenda vitit dhe e dyta thoni që nuk ka diferencim pavarësisht se qytetarët i ndajnë kur shkojnë tek koshi në disa zona të Tiranës dhe jo në të gjitha. Kur shkojnë atje futen në të njëjtën gropë. Dhe e treta në vend që të bëhet diferencimi i plehrave në kapanon kompania merr dhe i hedh të gjitha në të njëjtin vend.

Monika Kryemadhi: Po të shikojmë kemi kryetarin e Bashkisë, i cili në Qershor, përveçse ka filluar që në 2016 sensibilizimin me projekte që fillon që me fëmijët në shkolla, dhe ka deklaratën shumë të qartë që zoti Veliaj thotë që nuk ka nevojë të rrëmbejmë armët për të luftuar. Ne zoti Fevziu nuk morëm armët, ndamë mbetjet. Por çfarë ndodh? Ndarja e mbetjeve që njerëzit i ndajnë plastikën më vete, riciklueset më vete dhe shumë mirë që bëjmë, problemi qëndron që edhe pse ti i ndan, edhe pse ti ke blerë makinat… këtu në një makinë fut të gjithë plehrat me një kosh.

Sipas saj, hapi i parë i kontratës është parashikuar të zgjasë 22 muaj ku parashikohet mbyllja e landfillit të Sharrës, ndërtimi i landfillit të ri dhe ndërtimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe linjës së parë të termovalorizimit.

“Live nga Sharra”, Kryemadhi sjell pamjet nga droni: Ne flasim këtu ata vazhdojnë…

Monika Kryemadhi ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”, ku ka treguar disa nga filmimet që ka realizuar për të parë se si po funksionon investimi i ri i inceneratorëve.

Me anë të dronit ajo ka filmuar se si makinat e mbetjeve kanë marrë kazanët e diferencuar dhe në vend që t’i çonin ato në kapanon ku të bëheshin diferencimet e tyre në mbetje të riciklueshme dhe të pariciklueshme, pasi i kanë peshuar mbetjet i kanë depozituar në landfillin e vjetër të Sharrës.  

Por përveç videove që tregonin gjithë rrugëtimin e bërë që nga kazani i mbeturinave në rrugë te landfilli i sharrës, ajo solli edhe pamje direkte nga ky landfill, ku duket se puna po vazhdon njësoj.

Blendi Fevziu: Ça është kjo?

Monika Kryemadhi: Këtu jemi aktualisht, live në Sharrë. Vendepozitimi i vjetër. Jemi me dron. Live, tani në këtë moment. Satelitët Albania 1, Albania 2 ja ku i kemi, në shërbim të qytetarëve dhe të transparencës.

Blendi Fevziu: Po ju merrni leje te policia për këto dronet?

Monika Kryemadhi: Nuk më ndalon frekuenca mua për këtë.

Blendi Fevziu: Ne jemi live tani?!

Monika Kryemadhi: Live, live, liva.

Artan Hoxha: Pra ju filmoni ata vazhdojnë.

Monika Kryemadhi: Po, po. Ne flasim këtu, ata vazhdojnë…

Për 2 minuta, Fevziu bëhet i “ftuar” në Opinion

Investigimi i ri për inceneratorët nga Monika Kryemadhi, bëri bashkë mbrëmjen e kësaj të enjteje një panel të ftuarish në “Opinion”. Teksa Kryemadhi shpjegonte videot e saj, Blendi Fevziu ftoi edhe analistin Lorenc Vangjelin që të ngrihej e t’i bashkohej pranë ledwall-it. E pikërisht në këtë moment, si rrallë herë, drejtuesi i Opinion i dorëzoi Vangjelit shkopin dhe u ul në vendin e analistit. Momenti nuk kaloi pa batuta mes dyshes.

Blendi Feziu: Shko Lorenc atje, me këtë rast (ulet)… Lorenc ke bërë një gabim taktik, ke lënë celularin te unë. Ta kam thënë gjithmonë mos e bëj kurrë këtë.

Lorenc Vangjeli: S’ka asnjë problem Fevzi. Celulari im është shumë i hapur.

Megjithatë, ulja e Fevziut në kolltuk zgjati vetëm 2 minuta dhe ai u rikthye sërish në rolin e tij të drejtuesit të emisionit.

Shkodër, mafia përgjon policinë!

Kamerat në Shkodër, gazetarja: Policia i ka ditur prej vitesh, por nuk ka pasur guxim

Disa ditë më parë Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamera të vendosura në rrugët e Shkodrës të cilat janë përdorur nga grupet kriminale që kontrollojnë ato zona. Sipas Gazetares Glidona Daci, e  cila ishte e ftuar në “Opinion” këtë të enjte, mendohet se grupet kriminale i kanë përdorur këto kamera për të vëzhguar si veprimet e kundërshtarëve të tyre edhe ato të policisë.

Sipas gazetares, policia edhe më herët ka pasur informacione për këto kamera, por nuk i ka sekuestruar pasi nuk ka pasur  guxim, ndërsa tani  atyre u duhen këto kamera për të zbardhur ngjarje kriminale  që kanë ndodhur në Shkodër.

Glidona Daci:  Jo se policia nuk e dinte që janë ato kamera, ka vite që Policia e Shkodrës se di shumë mirë që janë ato kamera që kontrollohen nga grupe kriminale, thjesht nuk kanë pasur guximin për të shkuar e për t’i hequr. Tani e kanë marrë guximin strukturat e policisë sepse u duhen pamjet e tyre për të zbardhur ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës. Automatikisht disa prej atyre kamerave, nga informacioni që unë kam janë kamera që funksionojnë me wireless unë mund ta kem Ip në celular dhe mund të kontrolloj një kamerë që e kam vendosur në një rreth rrotullim në Shkodër. Kamerat  janë të vendosur në Kiras dhe në Dobraç. Ata nuk kontrollojnë vetëm ambientin e tyre, zonën e tyre, por edhe një kilometër më larg, për të parë policinë se ku do shkoj, për të parë grupet kriminale rivale, për të parë kur do vijnë armiqtë e tyre. 

Blendi Fevziu: Është e vërtetë që këto kamera e kishin serverin në Gjermani, pra kontrolloheshin?

Glidona Daci:  Ka një problematik që këta të gjurmojnë kamerat duhet të gjejnë fillimisht serverat dhe IP. IP e këtyre kamerave të paktën deri në këto momente nuk janë gjetur dot, duke qenë se kamerat e përdorura  nga grupet kriminale janë teknologjia më e fundit. Deri në këto momente grupi hetimor ka hasur vështirësi për të bërë të mundur identifikimin se kujt grupi i përkasin. Janë pyetur grupet kriminale, disa nga eksponentët dhe askush nuk e pranon që janë kamerat e tyre, por nuk mohojnë që s’kanë kamera.

Ku po çon gjurmimi i parave të pastrueses?

Ish-prokurori zbulon në “Opinion” çfarë gjurmësh gjenden në 90% të parave

Paratë janë gjithnjë në qarkullim, e sigurisht që në to gjendjen gjurmë të shumta e të ndryshme. Megjithatë ajo që ndoshta shumë nuk e dinë, është se 90 përqind e parave, kryesisht prerjet e vogla, kanë gjurmë të drogave si heroinë e kokainë. Deklaratën e bëri këtë të enjte në studion e “Opinion” ish-prokurori Eugen Beci, sipas të cilit, shumica e parave që qarkullojnë, kur ekzaminohen në laboratorë rezultojnë të kontaminuara me lëndë narkotike.

Eugen Beci: Paraja përgjithësisht, 90 përqind e parave, edhe kur kontrollohen nga kontaminimi, qoftë dhe i gjurmëve të gishtave, të gjitha thuajse prerjet e vogla dalin me kontanimin droge. Shumica e parave, 90 përqind e parave që qarkullojnë, kur ekzaminohen në laboratorë, të gjitha janë të kontaminuara me lëndë narkotike, kryesisht heroinë, kokainë.

Blendi Fevziu: Ç’ne?

Eugen Beci: Sepse do të thotë që janë nga shit-blerësit, nga të gjitha… paraja që qarkullon. Ka mijëra gjurmë gishti në fragmentet e gjurmëve të gishtit. Kështu që, edhe në pikëpamje teorike të provueshmërisë është e pamundur dhe nuk ka asnjë vlerë provueshmërie ajo. E rëndësishme është tek mbështjellja e këtyre parave, të ambalazhimi i tyre, pavarësisht dhe nga vendi ku rrinë./tvklan.al

Inceneratorët, misteri i vdekjes në burg!

Nga një makinë e vogël qepëse në teknologji smart!