#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Trajneri Sylvinho ka shpallur sot listën zyrtare të futbollistëve të kombëtares për kampionatin europian. Lista ka lënë jashtë disa emra të mëdhenj si Cikalleshi e Uzuni, ndërsa ka rikthyer disa futbollistë. Syvinho u shpreh se duhet të ishin të paktën edhe 7 futbollistë të tjerë, por zgjedhjet janë të vështira. Kjo pjesë e programit ndahet në dy seksione ku në të parin do të diskutohet lista e Sylvinho dhe në të dytin do të ketë 3 lidhje të drejpërdrejta me:
-Megi Çopa, koordinatore e administratës së FSHF për të folur për instruksionet që duhet të kenë tifozët që do të ndjekin ekipin kombëtar në Gjermani
-Albana Nanaj flet për çmimet e biletave dhe hoteleve në Gjermani, çfarë po ndodh dhe si rriten shifrat
-Administratori i kompanisë DBR shpjegon rishitjen e biletave që shpeshherë bën që çmimet të jenë shumë herë më të larta sesa ato zyrtare.

Alban Xhihani zbulon futbollistin që nuk e priste të lihej jashtë listës nga Sylvinho

Trajneri Sylvinho shpalli të hënën listën me 27 futbollistë të Kombëtares Shqiptare për Euro 2024.

Tekniku la jashtë liste disa emra. Komentantori i Tv Klan, Alban Xhihani, zbuloi se u surprizua nga dy futbollistë të cilët u lanë jashtë.

“Lënia jashtë e Cikalleshit dhe Uzunit. E di pse? E kam në aspektin që mund të bëj një paralelizëm me 2016. Kemi të bëjmë me 4 largime që ishin Rashica, Gjimshiti, Rrahmani dhe Shala që ishte pjesë por nuk gjente vend. Cikalleshi ka qenë pika kryesore, Uzuni, Cikalleshin janë lojtarë me eksperiencë. De Biasi nuk mori lojtarë të rinj, ndësa Sylvinho merr një lojtar të ri siç është Mendon Berisha”, u shpreh Alban Xhihani në emisionin Opinion në Tv Klan.

Medon Berisha në listën e Sylvinho/ Hamdi Salihi: Kemi 1 vit që e ndjekim

Medon Berisha, kapiteni i 21-vjeçarëve, ishte surpriza në listën e trajnerit Sylvinho për futbollistët në Euro 2024.

Zv/trajneri i Kombëtares, ish-futbollisti Hamdi Salihi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se Mendon Berisha ndiqej nga Sylvinho prej 1 viti.

Po kështu, një tjetër emër i ri është Simoni në portë.

“Medon Berishën kemi 1 vit që e ndjekim. Luan me Leçen dhe ndeshjet e fundit ka marrë minuta të plota. Është munduar trajneri që Shqipëria të ketë disa lojtarë të rinj. Simoni është një portier jashtëzakonisht i mirë, me parametra shumë të mirë për moshën që ka. Shqipëria dhe në të ardhmen, se do mbarojë Europiani, do fillojmë prapë. Pika më e dobët, ndoshta ajo që i ruhem unë gjithmonë janë ditët pas një rezultati të mirë”, tha Hamdi Salihi.

“Më shumë nga të gjithëve Cikalleshi i pëlqen trajnerit”, Fevziu i kthehet Shulkut: Paske pirë kafe me Sylvinhon

Lista e lojtarëve të përzgjedhur të Kombëtares për Euro 2024, ka ngjallur diskutime në publik. Ajo që bëri më shumë përshtypje nga lista ishte mospërzgjedhja e Sokol Cikalleshit dhe Myrto Uzunit, gjë që është komentuar dhe mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. 

I ftuar në studio është Ilir Shulku, i cili ka thënë se më shumë nga të gjithëve, Sokol Cikalleshi i pëlqen trajnerit Sylvinho. Në këtë momente Fevziu ka ndërhyrë dhe nuk ka kursyer batutat teksa i ka thënë Shulkut: Paske pirë kafe me Sylvinhon para se të vish.

Ilir ShulkuAjo që doja të shtoja është se më shumë nga të gjithëve Cikalleshi i pëlqen trajnerit. Kjo është e padiskutueshme.

Blendi Fevziu: Paske pirë kafe me Sylvinhon para se të vish.  

Ilri Shulku: Po e them shumë sinqerisht. Dhe pika tjetër që nuk po diskutojmë shumë edhe Myrto Uzunin, një lojtar që edhe ai ka kontribute në ekipin kombëtar dhe shumë herë në formacion, gjithashtu edhe Kiedi Bare. Lista e trajnerit është sot 30 veta. Nëse do të fillojmë të heqim nga 1, po prapë të njëjtat diskutime do të kishim. 27 janë atje dhe 7 të larguar, do të hapte diskutime.

Blendi Fevziu: Ndërkohë që tek ardhjet, befasia ishte rikthimi i Abrashit dhe Medon Berishës.

“Nga Tirana për në Duseldorf kushton 650 €”, Nanaj për “Euro 2024”: Trenat falas për 36 orë në Gjermani nëse…

Albana Nanaj, përfaqësuesja e agjencisë “GO in Travel” ka treguar më shumë detaje lidhur me fluturimet drejt Gjermanisë, hoteleve dhe çmimeve të tyre gjatë periudhës së Euro 2024. Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nanaj ju ka sugjeruar të gjithë atyre që do t’i ndjekin ndeshjet në Gjermani, të përdorin trenat, për të cilët ka thënë se ofrohen falas për 36 orë nëse kanë biletë për ndeshje.

Albana NanajÇmimet e biletave fluturuan që në Janar në fakt, që në momentin që u shpallën fituesit e biletave për ndeshjet, filluan automatikisht “low costet” që fluturojnë me fluturimet direkte, ishin të parat që ngritën çmimet.

Blendi FevziuNjë fluturim drejt Gjermanisë me “low cost” me kushtet normale sa kushton dhe sa është sot?

Albana Nanaj: Normalisht fillojnë nëse prenoton nga Janari në Qershor i gjen me 60-70 Euro biletat, ndërsa sot nuk ke vend. Ne kemi limitin e fluturimeve nga Tirana që është i kufizuar, nuk mund ta gjejmë bileta të lira kur ka një fluks të lartë. Hotelet ditën që luhen ndeshjet kanë trefishuar çmimet, veçanërisht në Dortmund. Unë mendoj se ndeshja me Italinë ka më shumë kërkesa, duket se është e ezauruar. Në Dortmund, një hotel që e gjen natën përpara me 100 Euro, ditën e ndeshjes është 3-fish më e lartë. Ka shumë alternativa për të arritur. Unë po shihja pak më parë që nga Roma për të njëjtën ndeshje ku luajmë me Italinë, biletat me Luftancën për Dortmund, Duseldorf ishin 180 Euro, ndërsa nga Tirana i kemi 650 Euro sepse ato kanë shumë aeroporte, shumë dalje.

Blendi Fevziu: Çfarë do ju sugjeroje njerëzve që akoma nuk kanë rezervuar?

Albana Nanaj: Mund të arrijnë shumë mirë në Frankfurt dhe prej aty të marrin trenat, janë shumë komodë. Mund të shkojnë në Belgjikë sepse të treja destinacionet janë shumë afër Belgjikës dhe Holandës, janë shumë afër vendet, patjetër të lëvizin dhe makina. Për të gjithë ata që kanë biletat e ndeshjes, ofrohej shërbimi i mjeteve publike në Gjermani flas për 36 orë. Brenda qyteteve, po të kesh biletat që të evitohet lëvizja me makina.

Të shijojmë bashkë çdo emocion! Zbulohet programacioni sportiv i Tv Klan për Euro 2024

Vetëm 17 ditë na ndajnë nga fillimi i kampionatit europian. Siç është lajmëruar, Televizioni Klan do të transmetojë ekskluzivisht dhe pa pagesë të gjitha ndeshjet e Euro 2024 por jo vetëm kaq. I gjithë kampionati sportiv do të ketë programe të dedikuara për çdo ndeshje.

Siç u zbulua në emisionin “Opinion”, Gent Lasku do të vijë me drejtimin e Euro Zone i cili do të na shoqërojë përpara dhe pas çdo ndeshjeje. Alban Xhihani do të komentojë ndeshjet, ku fokusi më i madh do të jenë sigurisht përballjet e kombëtares kuqezi. Pas përfundimit të ndeshjes së fundit për mbrëmjen, do të keni mundësi të ndiqni një spektakël sportiv në ekranin e Tv Klan nën moderimin e Marina Vjollcës.

Blendi Fevziu: Do  e keni çdo natë emisionin?

Gent Lasku: Emisioni ëe unë drejtoj është para dhe pas çdo ndeshjeje kështu që fillon me 6 dalje në ditë dhe sipas ndeshjeve  pastaj do të reduktohet.

Blendi Fevziu: Për çdo ndeshje?

Gent Lasku: Për çdo ndeshje.

Blendi Fevziu: Edhe ti për çdo ndeshje do të raportosh?

Alban Xhihani: Ne do të jemi,  sidomos vëmendjen e kemi te 3 ndeshjet e kombëtares. Do të akomodohemi që përpara kampionatit europian në datën 14, do të jemi atje në ditën e hapjes.

Blendi Fevziu: Po ti nuk mund të replikohesh në 6 pjesë.

Alban Xhihani: Unë do të jem për të komentuar 3 ndeshjet e kombëtares live në Dortmund, në Hamburg dhe në Dyseldorf, pastaj kthehemi për të vazhduar komentet këtu në Televizionin Klan. Do të shkojmë përsëri prapë për fazën finale. Të gjitha komentet do të jenë me dopio koment, pra është me komentin teknik si asnjëherë tjetër përpara, pra 51 ndeshje do të jetë komentatori dhe komentatori teknik ku janë ish emra të shquar të ekipit kombëtar, specialistë të futbollit të cilët do të jenë në koment me grupin e komentatorëve që ne kemi. Plus pastaj edhe programi i madh që do të jetë çdo mbrëmje në Televizionin Klan.

Gent Lasku: Me Marinën.

Blendi Fevziu: Në çfarë ore është programi?

Alban Xhihani: Në orën 23:00, në 21:00 do të jetë ndeshja  e fundit, në 23:00 përfundon dhe “Opinion” s’do të ketë.

Blendi Fevziu: Jo, s’ka, e mbyll më datë 13.

/tvklan.al