Gazetarja Klodiana Lala: Policia në fillim shoqëroi vëllain binjak të Ernejt Shytit

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka treguar detaje lidhur me ekzekutimin e Behar Sofisë. Lala është shprehur se policia gjatë hetimeve ka përgjuar telefonat e të arrestuarve dhe në fillim është shoqëruar vëllai binjak i ekzekutorit.

Lala shtoi se Ernejt Shyti ka një vëlla binjak që jetonte në Krrabë, por kur ky i fundit është shoqëruar në polici ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Në momentin që është gjetur telefoni është gjetur numri i Xhuljano Vishës që logohej në Krrabë, por dhe autori i dyshuar logohej dhe në Krrabë dhe midis Bryllit dhe rrugës Bardhyl. Dhe hetuesit u drejtuar drejt Krrabës dhe shoqëruan vëllain e Ernejt Shytit. E mbajnë në polici por ai tha se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarje, por ky u tregon se ka një vëlla tjetër identik me të që jeton me nënën në rrugën Bryll.

Më pas ata shkuan në shtëpinë ku ai jetonte me nënën dhe nëna u shpjegon se ka dy djem ku njëri është Ernejti që punon në Malin e Zi dhe është larguar në 26 Shkurt me një taksi që e ka marrë tek Ministrja e Jashtme. Ndërkohë djali tjetër dallohet nga një shenjë karakteristike dhe pasi lirohet binjaku hetuesit nisen drejt Malit të Zi dhe arrestojnë Ernejtin”, tha Lala.

Më tej gazetarja tregoi se hetuesit kanë zbuluar me anë të antenave të telefonit 4 të arrestuarit kanë qenë në të njëjtën kohë në të njëjtin vend dhe kishin komunikuar me njëri-tjetrin.

Vrasja e Behar Sofisë, gazetari Koka zbulon lëvizjet e ekzekutuesit: U zbulua nga maska anti-covid

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin Opinion në Tv Klan detaje të tjera rreth vrasjes së Behar Sofisë më 25 Shkurt në Tiranë.

Duke komentuar pamjet e ndjekjes së Sofisë nga vrasësi përpara ekzekutimit, gazetari Koka tha se autori është tradhtuar nga sendet e tij personale që kishte lënë tek zona e liqenit.

Mes këtyre sendeve, një maskë anti-covid çoi në zbulimin e tij.

Në maskë u përftua material gjenetik dhe u krahasua me të ëmën e autorit të vrasjes, Ernejt Shyti, që më pas çoi në identifikimin e tij.

Ka pozicionuar biçikletën poshtë urës së Lanës. Mendohet që Leonard Xhixha të ketë qenë në gjithë unazën dhe ka komuhikuar përmes telefonit. Ka ecur në këmbë, ka dalë nga krahu tjetër përballë ambasadës ruse dhe ka ardhur deri tek rruga Lekë Dukagjini. Këtu humbet në kamera dhe futet në pjesën e Liqenit Artificial. Dy ditë më mbrapa kanë gjetur rrobat, telefonin dhe dy shishe. Në një shishe u përftua profil gjenetik. Në shishen e dytë që u gjet gjysmë e hapur nuk është përftuar profil gjenetik. Një maskë kirurgjikale që është një nga provat më të rëndësishme që ka sjellë identifikimin e Ernejt Shytit. Dhe nga celulari Nokia janë konstatuar dhe mesazhet që ai ka shkëmbyer. Janë ndjekur të gjitha lëvizjet e tij dhe u identifikua se që nga data 20 ky person me biçikletë lëvizte nga rruga e Elbasanit, tek Ekspozita, te piramida, nga Pazari i Ri. Falë një kamera është arritur të evidentohet saktësisht ku hynte personi në shtëpi. Gjatë 6 ditëve të fundit është evidentuar  e njëjta lëvizje që bënte. Në pallat ishte një grua e paidentifikuar nga banorët që jetonte aty prej disa muajsh. Pronat e banesës treguan kush ishte zonja. Ishte Klotilda Lakollari që punonte banakiere në një lokal, ajo ka rrëfyer se ka një djalë me të cilin jetonte, ka dy djemë binjak. Djali i saj ishte kthyer nga fundi i Dhjetorit në Shqipëri nga Mali i Zi. Gjatë kësaj kohe ai kishte lëvizur me patina. Ai e kishte ndërruar patinën me një biçikletë ngjyrë të zezë. U morën mostra të ADN së saj nga pështyma dhe rezultoi se profili gjenetik i saj ishte i njëjtë me të maskës që ishte sekuestruar te Liqeni Artificial”, u shpreh gazetari Spartak Koka.

Gazetari Spartak Koka përplaset me drejtorin e Policisë Kriminale dhe e sfidon publikisht

Gazetari Spartak Koka ka debatuar në emisionin Opinion në Tv Klan me drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj, i cili ndërhyri përmes telefonit duke pretenduar se u thanë informacione të pasakta nga gazetarët Klodiana Lala dhe Spartak Koka për vrasjen e Behar Sofisë.

Por, gjatë debatit mes të dyve, gazetari Koka e ka sfiduar publikisht Vocajn duke i lexuar dokumentin e Prokurorisë për provat materiale që çuan në identifikimin e autorit të dyshuar Ernejt Shyti si vrasës i Behar Sofisë më 25 Shkurt.

Spartak Koka: A ka mundësi z.Vocaj se ia keni marrë dorën, ke disa muaj që në Verë kur kontestoje pamjet filmike që nxirrnim nga emisioni Uniko apo me kolegun Artan Hoxha që thoje janë pamje të vjetra të kanabisit dhe pastaj detyroheshe të pranoje realiteti, ia ke marrë dorën kësaj situate, dhe po të them një gjë publikisht dhe të lutem mos kalo në një situatë deliri në raport me komunikimin publik, dhe do të sfidoj publikisht me një gjë, gënjen ti apo gënjen Prokuroria? Thuhet tekstualisht në letrën e Prokurorisë: “Nga krahasimet e kryera rezulton se profili gjenetik i shtetases Klotilda Lakollari dhe profili gjenetik i përftuar nga maska kirurgjikale e ekzaminuar nga ana jonë me akt të veçantë paraqesin lidhjen nënë e bir”. Ku është mashtrimi këtu? Ma tregon pak të lutem?

Tonin Vocaj: Po ju shpjegoj dhe opinionit një gjë. Ne akoma nuk e kemi dërguar për ekspertim profilin gjenetik të autorit të veprës penale.

Spartak Koka: Atëherë gënjen Prokuroria se ky është dokument i Prokuroisë.

Tonin Vocaj: Nuk gënjen as Prokuroria!

Spartak Koka: Atëherë mos abuzo!

Tonin Vocaj: Më dëgjo 1 sekondë.

Spartak Koka: Nuk kam si të dëgjoj kur thua mashtron për maskën. O do të jemi të ndershëm…

Blendi Fevziu: Kështu thotë kjo z.Voci, në pikën dy, faqe nëntë.

Tonin Vocaj: A mund ta sqaroj unë këtë çështje?

Blendi Fevziu: Po.

Tonin Vocaj: Ne kemi marrë profilin gjenetik të mamasë së autorit dhe kemi një konkluzion kategorik që profili gjenetik i gjetur në vendin e ngjarjes është i të birit, i fëmijës gjenetik të kësaj mamaje të cilës i kemi marrë profilin gjenetik. Por duhet të dimë një gjë që këta janë dy vëllezër binjakë edhe në rastet e vëllezërve binjakë, në një vezë, profili gjenetik është identik.

Lorenc Vangjeli: I përputhur në masë gati 100%.

Klodiana Lala: Po e sqaruam z.Vocaj.

Tonin Vocaj: Dhe ne akoma nuk e kemi dërguar këtë profil gjenetik në këtë pjesë.

Spartak Koka: Pra z.Vocaj nuk gënjejmë ne?

Tonin Vocaj: Unë nuk ju thashë se ju gënjeni.

Spartak Koka: Të lutem tani, të kemi pak etikë komunikimi z.Vocaj se është e disata herë ose hajdeni në këtë studio dhe bëni diskutime transparente ose nuk mund të vini këtu nga telefoni se ja keni marrë dorën edhe në televizione të tjera. Dilni në telefon dhe na jepni konkluzione dhe thoni gazetarët gënjejnë. A keni deklarimin e nënës që të thotë “I vetmi djalë që lëvizte me biçikletën e zezë ishte Ernejt Shyti dhe ishte i vetmi djalë” jo Ergisi që lëvizte me të. Përse ju nuk arrestuar Ergisin dhe arrestuat Ernejtin?

Klodiana Lala: Është shoqëruar binjaku, të mos e ngatërrojmë historinë. Është shumë e rëndësishme kjo se po flasim për dy njerëz të ndryshëm, binjaku tjetër është i lirë. Është e vërtetë dhe unë ta thash që në fillim është shoqëruar binjaku i cili rezulton me kampion gjenetik të përputhshëm sikurse tha edhe z.Vocaj. Por provat e tjera që kanë të bëjnë me 1) vendin ku ai qëndronte tek nëna e tij që binjaku tjetër nuk qëndronte dhe që Ernejt Shyti shfaqet në kamerat e sigurisë 2) është shfaqur tek kamerat te terminali i autobusëve të Krrabës 3) del në komunikime direkte me Xhuljano Vishën, Leonar Xhixhën dhe Skënder Vathin 4) është i vetmi që është bërë eksperiment hetimor brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku z.Vocaj është dëshmitar okularë, e ka filmuar z.Vocaj kur Ernejt Shyti ka bërë lëvizjen sikur kishte probleme dhe ka imituar ngjarjen.

Tonin Vocaj: Problemi është këtu, unë nuk thash që gazetarët po gënjejnë, por thash se po thonë pasaktësi dhe është e paarsyeshme t’i thonë këto. Prandaj unë kam ndërhyrë për t’i sqaruar. Sa për deklarimet që bëri z.Koka në adresën time dua t’i them që unë në jetën time nuk kam gënjyer ndonjëherë në raport me opinionin publik dhe nuk e akuzoj as z.Koka për këtë pyetje dhe jam gati të ballafaqohem.

Spartak Koka: Mund të vish patjetër.

Blendi Fevziu: Ju marr unë një ditë z.Voci.

Tonin Vocaj: z.Koka mund të jetë mësuar që të hedhi insinuata dhe baltë mbi punën e strukturave të caktuara…

Spartak Koka: Baltë s’ke ti z.Vocaj se dole edhe për pamjet e drogës, si the? Janë pamjet e 2013-ës. Kush ishin pamjet?

Tonin Vocaj: Edhe për pamjet e drogës ta kam sqaruar se nuk janë pamjet reale.

Spartak Koka: z.Vocaj nuk do bëhesh dot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë me këto akuza dhe me këtë retorikë politike. Ta siguroj këtë gjë. Nëse ti akuzon gazetarët të cilët citojnë shkresa prokurorie, nuk do të bëhesh kurrë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Tonin Vocaj: Ambiciet e mia  për të qenë funksionar i Policisë nuk kanë të bëjnë me këtë pjesë fare. Nuk është pretendimi im. Kjo ngjarje e rëndë kriminale është zbuluar në saj të punës së një grupi të madh oficerësh dhe agjentësh të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Tiranës të cilët meritojnë një përgëzim dhe falenderim publik.

Klodiana Lala: I bëmë në fillim z.Vocaj e thash unë me zë dhe figurë.

Blendi Fevziu: Nuk ka kondensim për këtë.

“U thanë pasaktësi”, Tonin Vocaj ndërhyn live për të sqaruar detajet e kapjes së autorëve të vrasjes së Behar Sofisë

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, ka ndërhyrë me anë të një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” në TV Klan ku po diskutohej për zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë e ndodhur në 25 Shkurt në Tiranë.

Vocaj ka debatuar me gazetarët Spartak Koka dhe Klodiana Lala, të cilët i ka akuzuar për pasaktësi në raportim. Nga ana tjetër të dy gazetarët e kanë kundërshtuar dhe e kanë ballafaquar me dosjen e Prokurorisë, të cilën ata e cituan gjatë gjithë emisionit.

Blendi Fevziu: Zoti Vocaj më dëgjon?

Tonin Vocaj: Mirëmbrëma!

Blendi Fevziu: Jemi duke folur për ekzekutimin e Behar Sofisë, çfarë kishit për të thënë?

Tonin Vocaj: E kërkova këtë ndërhyrje për të sqaruar disa pasaktësi nga gazetarët që janë prezent por dhe për faktin për të të demonstruar forcën e policisë në këtë operacion.

Blendi Feviu: Cilat janë pasaktësitë Zoti Vocaj?

Tonin Vocaj: Pasaktësitë janë të shumta, që na sigurimi mënyra e administrim të provave dhe shumë të tjera, por nuk është ky qëllimi i ndërhyrjes sime.

Klodiana Lala: Mund të na i thuash konkretisht ku se sa i përket punës së policisë unë e thash që ka kryer  një punë profesionale dhe po hidhni akuza të drejtpërdrejta për ne këtu. Unë jam një nga gazetarët që është marrë me këtë ngjarje, cila është e pasaktë.

Tonin Vocaj: Ka shumë pasaktësi, si nga ju dhe nga Zoti Koka, por nuk është qëllimi i ndërhyrjes sime ku.

Klodiana Lala: Zoti Vocaj po unë po ua kërkoj për transparencë, se që keni bërë një punë të mirë unë e thash.

Tonin Vocaj: Meqë jemi për transparencë, pjesa dërrmuese e shpjegimeve që ju keni dhënë aty janë të pavërteta dhe keni dezinformuar opinionin publik

Blendi Fevziu: Cilat janë të pavërteta. Mund të thoni versionin tuaj?

Tonin Vocaj: Versioni është i pasqyruar në dosjen hetimore dhe mund të them disa gjëra që nuk cenojnë sekretin hetimor. Kjo ngjarje nuk ka qenë aq e thjeshtë sa thuhet në studio dhe autori që ka bërë gabime fëminore. E vërteta është që grupi ka punuar në dy drejtime kryesore, drejtimi i parë është largimi i autorit nga vendi ngjarjes dhe drejtimi i dytë është rikthimi i autorit në vendin e ngjarjes. Është e vërtetë që autori ka humbur nga kamerat e sigurisë dhe nuk ka qenë e lehtë që të siguronim provat e hedhura nga autori.

Blendi Feviu: A është e lehtë që autori kishte lënë telefonin në xhep?

Tonin Vocaj: Jo nuk është e vërtetë. Ai në një nga shtigjet i ka braktisura këto prova. Çështja është se pas gjetjes së këtyre provave ne kemi përftuar një profil ADN-je dhe e kemi dërguar në Interpol dhe ky profil nuk ekzistonte. Hetimet tona janë përqendruar në gjendjen e banesës së autorit.

Blendi Fevziu: Këtë gjë thanë dhe gazetarët, ku janë pasaktësitë e tyre?

Klodiana Lala: Ku janë të pavërtetat?

Tonin Vocaj: Gazetarët thonë që kishte në xhep telefonin, profili është përfituar në një maskë kirurgjikale.

Klodiana Lala: Jo nuk është pasaktësi, thuhet në dosjen e prokurorisë. Nuk ka asnjë pasaktësi. Nëse ju thoni që keni bërë një punë profesionale, ju mirëpresim. Ne jemi dy gazetar edhe disponojmë dhe dosjen e prokurorisë dhe e kemi shpjeguar për publikun.

Spartak Koka: A mund të flas?

Tonin Vocaj: Ju lutem a mund të flas, se jemi në kushte të pabarabarta. Kjo është puna e madhe që ka bërë policia në këtë ngjarje kriminale. Kjo ngjarje nuk mund të zbulohej pa një bashkëpunim me policinë e Malit të Zi që e arrestuan dhe e depërtuar në kohë rekord.

Blendi Fevziu: Dakord, por këtu nuk kishin ndonjë gjë…

Tonin Vocaj: Nuk është problemi i vetëm i kontestimit.

Spartak Koka: Më fal o Zoti Vocaj se keni disa muaj që ia keni marrë dorën që në Verë, kur kontestoje pamjet e nxjerra në emisionin “Uniko” dhe me kolegun Artan Hoxha dhe thoje që janë pamje të vjetra të kanabisit. Ja ke marrë dorën kësaj situate. Dhe dua të të them një gjë publikisht, mos kaloni në një situatë delli në komunikimin me opinionin publik dhe do të sfidoj publik me një gjë gënjen ti apo gënje  prokuroria, thuhet tekstualisht në letrën e Prokurorisë “nga krahasimet e kryera rezulton se profili gjenetik i shtetases Klotilda Lakollari dhe profilit gjenetik të përftuar nga maska kirurgjikale e përftuar nga ana jonë me akt të veçantë paraqesim lidhjen nënë e birë”. Mund të ma thuash ku është gënjeshtra këtu?

Tonin Vocaj: Doja të thoja ju dhe publikut një gjë. nuk e kemi dërguar ende profilin gjenetik për ekspertizë.

Spartak Koka: Pra gënjen prokuroria?

Tonin Vocaj: Jo nuk gënjen as prokuroria.

Spartak Koka: Të lutem se s’kam si të dëgjoj kur thoni që gënjen për maskën.

Tonin Vocaj: Ne kemi marrë profilin gjenetik të nënës së autorit dhe kemi një konkluzion kategorit që profili gjenetik është i të birit të kësaj mamaje. Duhet të dim

Përplasja e plotë mes Drejtorit të Policisë Kriminale dhe gazetarëve në “Opinion” (Video)

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, ka ndërhyrë me anë të një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” në TV Klan ku po diskutohej për zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë e ndodhur në 25 Shkurt në Tiranë.

Vocaj ka debatuar me gazetarët Spartak Koka dhe Klodiana Lala, të cilët i ka akuzuar për pasaktësi në raportim. Nga ana tjetër të dy gazetarët e kanë kundërshtuar dhe e kanë ballafaquar me dosjen e Prokurorisë, të cilën ata e cituan gjatë gjithë emisionit.

Blendi Fevziu: Zoti Vocaj më dëgjon?

Tonin Vocaj: Mirëmbrëma!

Blendi Fevziu: Jemi duke folur për ekzekutimin e Behar Sofisë, çfarë kishit për të thënë?

Tonin Vocaj: E kërkova këtë ndërhyrje për të sqaruar disa pasaktësi nga gazetarët që janë prezent por dhe për faktin për të të demonstruar forcën e policisë në këtë operacion.

Blendi Feviu: Cilat janë pasaktësitë Zoti Vocaj?

Tonin Vocaj: Pasaktësitë janë të shumta, që na sigurimi mënyra e administrim të provave dhe shumë të tjera, por nuk është ky qëllimi i ndërhyrjes sime.

Klodiana Lala: Mund të na i thuash konkretisht ku se sa i përket punës së policisë unë e thash që ka kryer  një punë profesionale dhe po hidhni akuza të drejtpërdrejta për ne këtu. Unë jam një nga gazetarët që është marrë me këtë ngjarje, cila është e pasaktë.

Tonin Vocaj: Ka shumë pasaktësi, si nga ju dhe nga Zoti Koka, por nuk është qëllimi i ndërhyrjes sime ku.

Klodiana Lala: Zoti Vocaj po unë po ua kërkoj për transparencë, se që keni bërë një punë të mirë unë e thash.

Tonin Vocaj: Meqë jemi për transparencë, pjesa dërrmuese e shpjegimeve që ju keni dhënë aty janë të pavërteta dhe keni dezinformuar opinionin publik

Blendi Fevziu: Cilat janë të pavërteta. Mund të thoni versionin tuaj?

Tonin Vocaj: Versioni është i pasqyruar në dosjen hetimore dhe mund të them disa gjëra që nuk cenojnë sekretin hetimor. Kjo ngjarje nuk ka qenë aq e thjeshtë sa thuhet në studio dhe autori që ka bërë gabime fëminore. E vërteta është që grupi ka punuar në dy drejtime kryesore, drejtimi i parë është largimi i autorit nga vendi ngjarjes dhe drejtimi i dytë është rikthimi i autorit në vendin e ngjarjes. Është e vërtetë që autori ka humbur nga kamerat e sigurisë dhe nuk ka qenë e lehtë që të siguronim provat e hedhura nga autori.

Blendi Feviu: A është e lehtë që autori kishte lënë telefonin në xhep?

Tonin Vocaj: Jo nuk është e vërtetë. Ai në një nga shtigjet i ka braktisura këto prova. Çështja është se pas gjetjes së këtyre provave ne kemi përftuar një profil ADN-je dhe e kemi dërguar në Interpol dhe ky profil nuk ekzistonte. Hetimet tona janë përqendruar në gjendjen e banesës së autorit.

Blendi Fevziu: Këtë gjë thanë dhe gazetarët, ku janë pasaktësitë e tyre?

Klodiana Lala: Ku janë të pavërtetat?

Tonin Vocaj: Gazetarët thonë që kishte në xhep telefonin, profili është përfituar në një maskë kirurgjikale.

Klodiana Lala: Jo nuk është pasaktësi, thuhet në dosjen e prokurorisë. Nuk ka asnjë pasaktësi. Nëse ju thoni që keni bërë një punë profesionale, ju mirëpresim. Ne jemi dy gazetar edhe disponojmë dhe dosjen e prokurorisë dhe e kemi shpjeguar për publikun.

Spartak Koka: A mund të flas?

Tonin Vocaj: Ju lutem a mund të flas, se jemi në kushte të pabarabarta. Kjo është puna e madhe që ka bërë policia në këtë ngjarje kriminale. Kjo ngjarje nuk mund të zbulohej pa një bashkëpunim me policinë e Malit të Zi që e arrestuan dhe e depërtuar në kohë rekord.

Blendi Fevziu: Dakord, por këtu nuk kishin ndonjë gjë…

Tonin Vocaj: Nuk është problemi i vetëm i kontestimit.

Spartak Koka: A ka mundësi z.Vocaj se ia keni marrë dorën, ke disa muaj që në Verë kur kontestoje pamjet filmike që nxirrnim nga emisioni Uniko apo me kolegun Artan Hoxha që thoje janë pamje të vjetra të kanabisit dhe pastaj detyroheshe të pranoje realiteti, ia ke marrë dorën kësaj situate, dhe po të them një gjë publikisht dhe të lutem mos kalo në një situatë deliri në raport me komunikimin publik, dhe do të sfidoj publikisht me një gjë, gënjen ti apo gënjen Prokuroria? Thuhet tekstualisht në letrën e Prokurorisë: “Nga krahasimet e kryera rezulton se profili gjenetik i shtetases Klotilda Lakollari dhe profili gjenetik i përftuar nga maska kirurgjikale e ekzaminuar nga ana jonë me akt të veçantë paraqesin lidhjen nënë e bir”. Ku është mashtrimi këtu? Ma tregon pak të lutem?

Tonin Vocaj: Po ju shpjegoj dhe opinionit një gjë. Ne akoma nuk e kemi dërguar për ekspertim profilin gjenetik të autorit të veprës penale.

Spartak Koka: Atëherë gënjen Prokuroria se ky është dokument i Prokuroisë.

Tonin Vocaj: Nuk gënjen as Prokuroria!

Spartak Koka: Atëherë mos abuzo!

Tonin Vocaj: Më dëgjo 1 sekondë.

Spartak Koka: Nuk kam si të dëgjoj kur thua mashtron për maskën. O do të jemi të ndershëm…

Blendi Fevziu: Kështu thotë kjo z.Voci, në pikën dy, faqe nëntë.

Tonin Vocaj: A mund ta sqaroj unë këtë çështje?

Blendi Fevziu: Po.

Tonin Vocaj: Ne kemi marrë profilin gjenetik të mamasë së autorit dhe kemi një konkluzion kategorik që profili gjenetik i gjetur në vendin e ngjarjes është i të birit, i fëmijës gjenetik të kësaj mamaje të cilës i kemi marrë profilin gjenetik. Por duhet të dimë një gjë që këta janë dy vëllezër binjakë edhe në rastet e vëllezërve binjakë, në një vezë, profili gjenetik është identik.

Lorenc Vangjeli: I përputhur në masë gati 100%.

Klodiana Lala: Po e sqaruam z.Vocaj.

Tonin Vocaj: Dhe ne akoma nuk e kemi dërguar këtë profil gjenetik në këtë pjesë.

Spartak Koka: Pra z.Vocaj nuk gënjejmë ne?

Tonin Vocaj: Unë nuk ju thashë se ju gënjeni.

Spartak Koka: Të lutem tani, të kemi pak etikë komunikimi z.Vocaj se është e disata herë ose hajdeni në këtë studio dhe bëni diskutime transparente ose nuk mund të vini këtu nga telefoni se ja keni marrë dorën edhe në televizione të tjera. Dilni në telefon dhe na jepni konkluzione dhe thoni gazetarët gënjejnë. A keni deklarimin e nënës që të thotë “I vetmi djalë që lëvizte me biçikletën e zezë ishte Ernejt Shyti dhe ishte i vetmi djalë” jo Ergisi që lëvizte me të. Përse ju nuk arrestuar Ergisin dhe arrestuat Ernejtin?

Klodiana Lala: Është shoqëruar binjaku, të mos e ngatërrojmë historinë. Është shumë e rëndësishme kjo se po flasim për dy njerëz të ndryshëm, binjaku tjetër është i lirë. Është e vërtetë dhe unë ta thash që në fillim është shoqëruar binjaku i cili rezulton me kampion gjenetik të përputhshëm sikurse tha edhe z.Vocaj. Por provat e tjera që kanë të bëjnë me 1) vendin ku ai qëndronte tek nëna e tij që binjaku tjetër nuk qëndronte dhe që Ernejt Shyti shfaqet në kamerat e sigurisë 2) është shfaqur tek kamerat te terminali i autobusëve të Krrabës 3) del në komunikime direkte me Xhuljano Vishën, Leonar Xhixhën dhe Skënder Vathin 4) është i vetmi që është bërë eksperiment hetimor brenda Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku z.Vocaj është dëshmitar okularë, e ka filmuar z.Vocaj kur Ernejt Shyti ka bërë lëvizjen sikur kishte probleme dhe ka imituar ngjarjen.

Tonin Vocaj: Problemi është këtu, unë nuk thash që gazetarët po gënjejnë, por thash se po thonë pasaktësi dhe është e paarsyeshme t’i thonë këto. Prandaj unë kam ndërhyrë për t’i sqaruar. Sa për deklarimet që bëri z.Koka në adresën time dua t’i them që unë në jetën time nuk kam gënjyer ndonjëherë në raport me opinionin publik dhe nuk e akuzoj as z.Koka për këtë pyetje dhe jam gati të ballafaqohem.

Spartak Koka: Mund të vish patjetër.

Blendi Fevziu: Ju marr unë një ditë z.Voci.

Tonin Vocaj: z.Koka mund të jetë mësuar që të hedhi situata dhe baltë mbi punën e strukturave të caktuara…

Spartak Koka: Baltë s’ke ti z.Vocaj se dole edhe për pamjet e drogës, si the? Janë pamjet e 2013-ës. Kush ishin pamjet?

Tonin Vocaj: Edhe për pamjet e drogës ta kam sqaruar se nuk janë pamjet reale.

Spartak Koka: z.Vocaj nuk do bëhesh dot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë me këto akuza dhe me këtë retorikë politike. Ta siguroj këtë gjë. Nëse ti akuzon gazetarët të cilët citojnë shkresa prokurorie, nuk do të bëhesh kurrë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Tonin Vocaj: Ambiciet e mia  për të qenë funksionar i Policisë nuk kanë të bëjnë me këtë pjesë fare. Nuk është pretendimi im. Kjo ngjarje e rëndë kriminale është zbuluar në saj të punës së një grupi të madh oficerësh dhe agjentësh të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Tiranës të cilët meritojnë një përgëzim dhe falenderim publik.

Klodiana Lala: I bëmë në fillim z.Vocaj e thash unë me zë dhe figurë.

Blendi Fevziu: Nuk ka kondensim për këtë./tvklan.al