Kënga e Ronelës në Eurovizion, Bujar Kapexhiu: Nuk mund të prishej më mirë se kaq

Bujar Kapexhiu mendon se kënga e Ronela Hajatit në Eurovizion 2022 ishte më e bukur në festivalin e RTSH se sa në vetë Festivalin Europian.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kapexhiu theksoi se kënga ka pësuar transformime negative nga festivali i RTSH në Eurovizion.

Mua më vjen çudi në një gjë që ndoshta që në strukturë të zgjedhjes së një këngë shqiptare për të vajtur në Eurovizion është e padrejtë. Në festival kënga ishte krejt ndryshe dhe për t’u prishur më keq nuk kishte mundësi dhe u prish. Më mirë se kaq nuk prishej. I kanë kushtuar një vëmendje shumë të madhe për t’u prishur. Në festival mua m’u duk se ishte shumë më bukur”, u shpreh Bujar Kapexhiu.

“Sekret” përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, “shpërthen” Mertiri: Vulgar dhe ordiner

Sociologu Ergys Mertiri është shprehur se kënga “Sekret” me të cilën këngëtarja Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” është “i dobët dhe vulgar”.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mertiri ka thënë se kënga kishte probleme me tekstin, orkestrimin, baletin dhe me veshjen.

Ergys Mertiri: Për mua ajo nuk është art, hyn tek produktet komeraciale, por edhe si produkt komercial është shumë i dobët. Përveç se i dobët është edhe vulgar dhe ordiner në kuptimin që nuk ofron asgjë që të të lërë dhe të përftosh shije në estetikë. Pikë së pari aty nuk ka këngë, aty ka vetëm disa ulërima, nuk thotë asgjë. Teksti pikë së pari nuk ka poezi, varg, nuk ka as kuptim.

Fjodora Fjora: Po të na e shpejgoje se çfarë kuptimi kishte bananja, unë pranoj diskutim. A ke parë një këngë tjetër nga Eurovisioni të lutem dhe ke dëgjuar tekstin e saj?

Ergys Mertiri: Pikë së pari, fakti që edhe të tjerët bëjnë vulgaritete, nuk është justifikim që edhe ne të bëjmë budallallëqe si të tjerët. Ne kishim problem dhe me tekstin dhe me këngën dhe me muzikën dhe me orkestrimin dhe me baletin dhe me veshjen. Nuk kishim asgjë ku ta kapje atë këngë. Teksti nuk kishte kuptim. /tvklan.al