Opinion-Si do të izolohemi?|Ç’do të ndodhë me Thaçin e UÇK-në në Hagë?

Opinion-Si do të izolohemi?|Ç’do të ndodhë me Thaçin e UÇK-në në Hagë?

Autori: Blendi Fevziu

21:59 09/11/2020

Humbi jetën prej Covid-it, ministrja flet në “Opinion”: Çfarë ndodhi me Koço Devolen

Vdekja e artistit Koço Devole, i cili ishte i infektuar me Covid, u prek gjatë mbrëmjes së të hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Gazetari Blendi Fevziu pyeti ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se çfarë ndodhi me aktorin e njohur të humorit, i cili nuk fitoi dot betejën me koronavirusin.

Ministrja tha se nuk e beson që Devole të jetë nxjerrë dhe më pas rikthyer në spital duke u shprehur se mediat mund të kenë keqinterpretuar faktet. Megjithatë ajo u shpreh se ky rast mund të ketë nevojë për një proces administrativ për të zbuluar se çfarë ndodhi në të vërtetë.

Shqiptarët do të vijojnë të lëvizin lirshëm drejt Kosovës dhe RMV

Qytetarët shqiptarë do të vijojnë të lëvizin lirshëm drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pavarësisht kufizimeve që këto vende kanë vendosur për shkak të pandemisë. Këtë e kanë konfirmuar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj dhe Zv/Ministri i Shëndetësisë së RMV, Ilir Hasani, në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Manastirliu: Jemi përgatitur për 1600 të shtruar me Covid

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi këtë të hënë gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se qeveria ka disa skenarë për pandeminë dhe se është e përgatitur për të pasur deri në 1600 të shtruar. Është ky totali i shtretërve për të sëmurët me Covid duke përfshirë edhe spitalet rajonale.

Mannastirliu u shpreh se 4 strukturat e dedikuara për Covid kanë 550 shtretër. Ndërkohë sipas saj edhe po të hapen spitalet publike për të shtruarit me koronavirus, do të vijojnë edhe trajtimet për pacientët me sëmundjet e tjera.

Pse u zgjodh ora 22:00 për të kufizuar lëvizjen

Pas orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës, të gjithë shqiptarët duhet të futen në banesë. Ata që mund të dalin do të jenë ata që kanë urgjenca shëndetësore, ose ata që lëvizin për punë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, shpjegoi masat e reja të marra nga ekspertët për shkak të përhapjes së koronavirusit. Ajo u shpreh se kufizimet do të jenë në të gjithë territorin e vendit.

Baret, lokalet dhe restorantet nuk do të lejohen sepse sipas ministres janë vlerësuar si ambiente me risk të lartë për përhapjen e virusit, kjo për shkak edhe të moshave të reja që i frekuentojnë.

Por pse është zgjedhur kjo fashë orare? Ministrja shpjegoi se në këtë orar, baret dhe restorantet në Shqipëri mbipopullohen. Qëllimi i masave të reja, sipas saj, është që të minimizohen grumbullimet e njerëzve.





Të ngjashme

Autori: Blendi Fevziu

21:59 09/11/2020