Ylli i kinemasë hollivudiane Ben Afleck mund t’u jetë rikthyer veseve dhe kjo mund të jetë duke u bërë shkak që martesa me Jennifer Lopezin të shkojë drejt fundit, pavarësisht se kurorëzoi një marrëdhënie dashurie plot ulje – ngritje ndër vite.

Miq të aktorit thanë për mediat britanike se 51-vjeçari rrezikon të zhytet sërish thellë në veset e vjetra si alkooli apo lojërat e fatit. Afleck duket se po kalon një fazë depresive dhe kjo ka bërë që ai të largohet shpesh herë edhe nga shtëpia.

Deri më tani, çifti nuk ka bërë asnjë koment për çfarë është folur në media dhe kjo duket se ka ushqyer edhe më shumë dyshimet. Ata u panë të ndarë edhe në ceremoninë e diplomimit të Samuelit, djalit që Ben Affleck ka me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

Se çfarë po ndodh me çiftin, asgjë nuk dihet zyrtarisht, por zërat shkojnë deri atje sa thonë se janë në prag divorci.

Tv Klan