Bashkim Fino: “Të gjitha ato lloje në thonjza do të thoja unë akuza, se nuk mund të quhen akuza, janë pasqyruar në materialin e sotëm dhe unë mendoj se ka mendim alternativ, mendim i cili do të vijë edhe më i fuqishëm nga konferencat e rretheve, pastaj në kongres. Fryma ka qënë pavarsisht se ju nuk keni qënë brënda në mbledhjen e saj dhe ka qënë shumë e thjeshtë, pa tensione.

Limos Dizdari: “Nuk mund të ketë parti pa disiplinë”.

Spartak Braho:“Zoti Leka dhe të tjerë, ku përfshihem edhe unë kanë idenë që të mos ketë masa represive ndaj antarëve të partisë që mendojnë ose shfaqen ndrryshe”.

Petro Koçi: “Ajo që mbeti dhe ndryshon nga medimi im është pajtimi i mandateve të kryetarit dhe të kryeministrit, si dhe mos sanksionimi në statut i organizimit të pakicave kur ato shkojnë të paktën në KPD apo në grupin e deputetëve deri në 20%”.

Gazetarja: Pra nuk do të kemi legalizim fraksionesh doni të thoni?

Petro Koçi: “Po nuk do të ketë legalizim fraksionesh, pra praktikisht do të ketë franksione por që nuk do të funksionojnë legalisht”.

Ndre Legisi: “Nuk u lejua që të shtoheshin kopetencat e kryetarit të partisë, siç ishte ajo për të propozuar të gjithë sekretarët, kryesinë, e drejta e kryetarit të partisë për të shpallur referendum në parti në mënyrë të njëanëshme pa respektuar procedurat dhe shumë të tjera të cilat predispozonin forcimin e rolit të kryetarit të partisë. Ne mbronim pikpamjen që rolin më të rëndësishëm ta kishte Komiteti i Përgjithshëm Drejtues dhe kryesia e partisë si struktura kolegjiale të cilat nxjerrin një mendim më të pjekur”.

Fatmir Xhafaj: “Ata që u rrëzuan ishte e drejta e pasjes së një vëzhguesi nga çdo kandidat për kryetarë partie në komisionet e votimit dhe kjo është fare e thjeshtë sepse koferencat në rrethe nuk votojnë për kandidatët për kryetarë por votojnë dhe nxjerrin nga rradhët e tyre delegatët për kongres”./tvklan.al