Kryeministri Fatos Nano duhet të shkarkojë ministrat e akuzuar dhe jo të mjaftohet me kritika që janë dëgjuar edhe nga opozita, kanë deklaruar deputetë të mazhorancës. Vetë Nano kishte objekt të akuzës, për mosrealizimi të kontratave, 4 ministra. Deputetë socialistë mirëpresin dekretet për shkarkimin e ndonjë ministri dhe shprehin besimin se askush në grupin parlamentar do të votonte kundër. Në këtë mënyrë bie dhe një nga pretendimet ngritura rreth dilemës nëse grupi i mbështetësve të ish- kryeministrit Meta mund të bllokonte qeverinë, kur bëhet fjalë për ndryshime ministrash në kabinet.

“Një kryeministër s’ka pse bën kritika, korrigjon ose ndryshon kabinetin. Kritikat i takojnë opozitës. Ai t’i bëjë kritikat në kabinet ku të mbajë qëndrim. Kryeministri i shau vetë, i hoqi vetë, i mori në kabinet prap, i shan, ne nuk qeverisemi mirë.”

“Atëherë nuk përjashtohet mundësia për përmirësimin e kabinetit qeveritar.”

Gazetari: Mos ka të bëjë kjo me balancat e krijuara në parlament me grupin e zotit Meta?

“Unë e para jam brenda partisë socialiste dhe nuk e shof në këtë kuptim, deri tani ne e kemi parë partinë socilaiste një dhe të tërë, papërjashtuar mundësitë e oponencave të ndryshme brenda partisë socialiste.”

“Mendoj që ata që kritikohen duhet të mbajnë dhe përgjegjësitë përkatëse, por siç e thashë, i takon kryeministrit për të bërë rregullimet nëse e gjykon të arsyeshme.”

Gazetari: Është një zgjidhje dorëheqja?

“Dorëheqja është një akt moral dhe gjithësecili duhet ta gjykojë vetë nesë duhet ta bëjë apo jo një gjë të tillë.”

Një nga ministrat e akuzuar, Leonard Solis, ka marrë mbështetje dhe nga kryetari i partisë së tij Vangjel Dule, i cili hedh poshtë shifrat e publikuara nga selia e qeverisë për mosrealizimin e projekteve nga Ministria e Shëndetësisë.

Vangjul Dule: “Akuza ose kritika e drejtuar ndaj Ministrisë së Shëndetësisë nuk ishte për korrupsion, ishte për mosrealizim investimesh dhe me sa jam në dijeni kishte një referencë të gabuar në të thënat e deklaratës për shtyp, sepse u tha se investimet në Ministrinë e Shëndetësisë ishin realizuar në masën rreth 36 % në një kohë që Ministria e Shëndetësisë, faktikisht është një nga ministritë më të avancuara me realizimet e investimeve në masën 73%.”/tvklan.al