Opozita bllokon parlamentin, dy interpelancat e parashikuara në rendin e ditës mund të vazhdojnë vetëm pasi të legjitimohet qeveria. Lideri i opozitës Sali Berisha përmes një breshërie epitetesh ndaj kryeministrit i kërkojë kryetarit të kuvendit që parlamenti të parashikojë një rezolutë që të përmbush boshllëkun e kushtetutës duke i targuar Presidentit të Republikës të drejtën e shkarkimit të kryeministrit.

Sali Berisha:“Vazhdoni ndërmjetësimet mes Harry Poter dhe padrinos, vazhdoni të stisni porno aleanca dhe ç’të doni, por këtu të sillni dekrete, përndryshe ky parlament do e ketë vetëm një çështje në rendin e ditës, mbrojtjen e kushtetutshmërisë. Kushtetuta ka një mungesë në gërm dhe un e pranoj, por urdhëroni ta plotësojmë gërmën me një rezolutë, të bëjmë një rezolutë si parlament dhe ti themi presidentit vendos shkarkimin e këtij demi të çmendur, se ky është si lopë e çmendur. Një njeri që humbet besimin 3 herë, një njeri qe i ka njerëzit këtu, o zotri po në qoftë se i ke njerëzit këtu ose bëj kompromis me ta ose shko në zgjedhje, mos u tall me vendin, nuk mund të tallesh ti me mua, ja ku i ke bëj kompromis me ta, ne nuk të pengojmë dot, un dua të pengoj por jam opozitar, nuk të pengojë dot. Shëtit si kryeministër lugat, si kryeministër fantazëm nga një vënd në tjetrin, kryeministër pa mandat, pa votëbesim, nuk ka turp më të madh në historinë e shqipërisë. Çfarë kujtoni ju se polakët, rumunët dhe bullgarët, miqtë tradicional të kombit shqiptarë, nuk e dinë se ky është i pakallur, shkon si një Nastradin nga një vënd në një vënd tjetër”.

Berisha komentojë si të pamoralshme duke berë fajtor Edi Ramën dhe klanin e kryeministrit Nano për tërheqjen nga kandidimi të kundërshtarit të tij politik Meidani.

Sali Berisha:“Por fakti që zoti Meidani, një kundërshtarë i pamëshirë dhe i pamposhtur i imi, duhet ta theksoj këtë, për të cilin nuk kam në mënyrë apsolute asnjë sentiment miqësor dhe nuk mund të kemë, por nuk mund të pranojë që sapo bëri hapin drejtë rivalitetit filluat persekutimin ekstrem ndaj tij, e cilësuat merimangë, zhabë, bretkosë. Para 3 vitesh ju rrëmbyet rivalin tim, ndërësa tani zhdukët rivalin tuaj, kjo trregon se jeni monist të plotë”.

Analicisti Preç Zogaj kërkojë në emrin e 5 deputetëve që në bazë të ligjit për komisionet hetimore të hetohet Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për të gjitha zhvillimet e datës 12 Nëntor, kërkesë kjo që nuk u pranua nga kryetari i kuvendit./tvklan.al