29 deputetët e opozitës kërkojnë largimin e kryeministrit Fatos Nano duke e cilësuar përgjegjës për tragjedinë e Karaburunit. Me kërkesën e paraqitur ndaj Kryetarit të Kuvendit, për zhvillimin e seancës së jashëzakonshme brënda pesë diëve, opozita kërkon jo vetëm të hetojë rrethanat e ngjarjes së tre diëve më parë, por dhe mbi fatin e gomones së dytë.

Bamir Topi: “Nga burime kontradiktore të strukturës shtetërore ditën e parë të tragjedisë, por edhe nga burimet e mediave, burime që vijnë nga vetë familjarët, del në skenë një situatë tjetër e rëndë që ka të bëjë me egzistencën e një gomoneje të dytë, gjë për të cilën ky grup deputetësh do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor jo vetëm për të hetuar rreth implikimit të personave të veshur me pushtet në strukturat e policisë, organizimet e trafikut, por nga ana tjetër sikurse thashë për indiferencën dhe sëfundi për mungesën e transparencës qeveritare në tërë këtë proces. Koha për largimin e Fatos Nanos ka ardhur madje është tejkaluar.”

Sali Berisha: “Është rasti të thërrasim parlamenetin, të thërrasim dhe shqiptarët të marrin vesh të vërtetën, se si u ndihmuan dhe se si u braktisën, se si hypën në skaf në sy të policisë.”
Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike fton dhe deputetët e tjerë të votojnë për largimin e kryeministrit Fatos Nano. Ndërkohë Kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi ka pranuar kërkesën e paraqitur nga 29 deputetët e opozitës. Nesër paradite byroja parlamentare do të përcaktojë datën se kur do të zhvillohet seanca plenare e jashtëzakonshme e kuvendit./tvklan.al