Punonjësit e administratës tashmë do të kenë orare fleksibël pune, duke zgjedhur ta nisë punën me herët ose më vonë.

Në ndryshimet ligjorë të miratuar në mbledhjen e qeverisë është përcaktuar që punonjësit kanë detyrimin që të punojnë 8 orë e 30 minuta nga e hëna në të enjten dhe 6 orë pune ditën e premte.

E vetmi kufizim është orari 9:30-15:30 ku asnjë vend pune në administratë nuk lejohet të jetë bosh.

Me ndryshimet e kodit të punës punonjësve të administratës shtetërore u janë shtuar edhe dy ditë pushimi vjetore duke bërë që kohëzgjatja vjetore e pushimeve të jetë 22 ditë pune.

Po ashtu është hequr kufizimi, ku sipas të cilit punonjësit e administratës nuk mund të merrnin leje vjetore, në më pak se një javë kalendarike.

Tv Klan