Ky është momenti i tmerrshëm kur dy persona me motoçikletë u përpinë nga uji i rrëmbyeshëm pas shembjes së një ure gjatë përmbytjeve të furishme në Kamboxhia.

Kinak DaLi dhe Sok Vandy, ushtarë nga Divizioni i Parë i Këmbësorisë, po lëviznin me një motoçikletë, por në momentin që po kalonin mbi një urë, ajo shembet.

Të dy ushtarët u përpinë nga ujërat e rrëmbyer dhe janë shpallur të zhdukur nga autoritetet në Provincën Siem Reap të Kamboxhias./tvklan.al