Që sot Aeroporti Ushtarak i Rinasit është i gatshëm të presë dy mijë marinsat amerikanë të cilët kanë mision mbështetjen logjistike për shpërndarjen e ndihmave për të ardhurit nga Kosova. Brenda një kohë rekord trupat amerikanë e këtij kontigjenti bënë të mundur ngritjen e kampingut, infrastrukturës e logjistikës e deri në ndërlidhjen satelitore si dhe ambientet e tjera të nevojshme për sistemimin e këtyre trupave.

Kryeministri Majko i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga si dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Lino, vizituan sot territorin ku do të vendosen këto trupa. Kryeministri Majko përshëndeti angazhimin e tyre në këtë mision. Gjithashtu ai u shpreh se prania e trupave të NATO-s në Shqipëri është i lidhur dhe me ruajtjen e paqes si për të sotmen ashtu dhe për të ardhmen. Sipas zëdhënësit të NATO-s, ardhja dhe dislokimi i dy mijë marinsave dhe helikopterëve apash është çeshtje orësh./tvklan.al

Gazetar: Aldon Lipe