Nuk prodhoi fitues sfida e javës së parë mes Laçit dhe Tiranës, e cila u mbyll në barazim pa gola.

Një ndeshje e luftuar dhe me raste nga të dyja ekipet, por asnjëra prej tyre nuk e dërgoi dot topin në rrjetë.

Në fakt Tirana shënoi në minutën e 7-të, por goli i anulua për pozicion jashtë loje. Të dy portierët ishin vendimtarë me pritjet e tyre, duke mbajtur portën e paprekur.

Vlen të përmendet se kurbinasit e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi braziliani Cordeiro Melo u ndëshkua me të kuq, për ofendim ndaj tifozëve të Tiranës.

 Në fund, skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë, në startin e kampionatit. /tvklan.al