Thierry Henry nuk është më trajneri i Francës U-21. Pas një viti në stol, 47-vjeçari ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Kjo u bë e ditur nga vetë Federata Franceze e Futbollit, nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Henry largohet nga drejtimi i Francës U-21, pak ditë pas Lojërave Olimpike, ku arriti deri në finale, por aty u mposhtën nga Spanja, duke marrë vetëm medaljen e argjendtë.

“Do të doja të falënderoja FFF-në dhe presidentin Philippe Diallo që më dhanë këtë mundësi të jashtëzakonshme. Fitimi i një medalje argjendi për vendin tim në Lojërat Olimpike do të mbetet një nga momentet më krenare të jetës sime. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Federatës Franceze të Futbollit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve që më lejuan të kaloj këtë përvojë magjike”, deklaroi Thierry Henry.

Drejtuesit e Federatës kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri dhe alternativat nuk mungojnë. /tvklan.al