Arshad Nadeem, i cili fitoi medaljen e parë olimpike për Pakistanin përjetoi një pritje prej heroike në vendlindje.

27-vjeçari që fitoi medaljen e artë në hedhjen e shtizës, doli para indianit Nreraj Chopra, që mori medaljen e argjendtë.

Kur aeroplani që mbante sportistin u ul në aeroportin e Lahores mori një përshëndetje të veçantë, ndërsa mijëra pakistanezë i dhuruan një pritje të zjarrtë.

Nadeem vjen nga një familje modeste. Ai është lindur në një shtëpi balte në një nga lagjet e shumta të varfra në Paksitan dhe në nisje të karrierës së tij është stërvitur me shtiza të bëra vetë në fusha gruri.

Sporti ku rivaliteti është shumë i madh mes Pakistanit dhe Indisë është kriketi. Nadem tha se të gjithë sportistët e tjerë të cilët nuk luajnë kriket e kanë shumë të vështirë që të mund të rriten profesionalisht, për shkak të mbështetjes së pakët.

Ai vendosi rekord në Paris 2024 duke e hedhur shtizën 92.97 m dhe për Pakistanin kjo është medalja e parë që nga olimpiada e Barcelonës 1992 dhe medalja e parë e artë që nga Olimpiada e Los Anxhelosit në 1984.

Klan News