SHBA-ja e ka mbyllur si kryesuese renditjen e përgjithshme në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në bazë të medaljeve të fituara.

Triumfi i ekipit të basketbollit për femra në finale ndaj Francës, i dha medaljen e artë dhe vendin e parë në renditje amerikanëve.

Kina kryesonte deri para ndeshjes së sotme, me 40 medalje të arta të fituara, por SHBA e barazoi në 40 numrin e medaljeve.

Amerikanët morën vendin e parë, falë 44 medaljeve të argjendta, kundrejt 27 medaljeve të argjendta të kinezëve.

Ky është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike, që SHBA-ja i mbyll si kryesuese, nga “Pekin 2008”, kur kryesonte Kina.

Sa i përket pjesës tjetër, Japonia u rendit në vendin e tretë me 20 medalje të arta, ndërsa ndjekin Australia me 18, Franca me 16 dhe Holanda me 15.

Këto Lojëra Olimpike, ishin historike edhe për Shqipërinë, që siguroi medaljet e para, falë mundësve, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, që morën të bronztën. /tvklan.al