Lajme Arkiva 2003

Krerët e Partisë Demokrate të Re kanë mbyllur fushatën e tyre elektorale në qytetin e Shëngjinit në mbështetje të kandidatit Esat Dushku.

Zëvendës kryetari i Partisë Socialdemokrate Gaqo Apostoli ishte në takim elektoral në Zall-Bastar të Tiranës në mbështetje të kandidatit për kryetar komune Zyber Kuka.

Gaqo Apostoli: Që ka kthejmë Zall-Bastarin me këto resurse që ka, me këto resurse natyre, me këto burime njerëzore, deri në një zonë turistike që edhe artistët tanë që po presin të mos vijnë vetëm për fushata elektorale por të vijnë edhe për fundjava.

Në Gosë të Kavajës Partia Balli Kombëtar ka prezantuar kandidatin e kësaj për këtë komunë Rustem Shamon.

Shpëtim Roqi: Nëse ju bashkë do të shkoni të gjithë bashkë në kutitë e votimit dhe do të votoni zotin Rustem të jeni shumë të sigurt që me datën 13 ne do të jemi këtu të festojmë fitoren e kandidatit për kryetar zotit Rustem Shaba./tvklan.al