Në orën 6 të pasdites së sotme Partia Demokratike do të nisë zyrtarisht fushatën e saj për zgjedhjet lokale të 1 tetorit. Gjithçka po bëhet gati duke filluar nga ndërtimi i tribunës dhe skelat në të cilët liderët demokratë do t’i bëjnë thirrje popullit të Tiranës dhe popullit të gjithë Shqipërisë për të votuar në zgjedhjet e 1 tetorit për kandidatët e Partisë Demokratike.

Mitingu festiv i demokratëve ka impenjuar krejtësisht selinë blu. Në koridorin qendror të saj, deri në mesditën e sotme, qëndronte fonia e cila për herë të parë do të inagurohet në mitingun e sotëm festiv të demokratëve dhe që gjatë ditëve të fushatës do të përdoret në të gjitha rrethet e Shqipërisë për prezantimin e kandidatëve demokratë.

Vetëm pak orë përpara mitingut gjithë selia blu ishte impenjuar për hapjen e fushatës e cila sot në shesh nis marshin e parë të zgjedhjeve lokale të 1 tetorit./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori