Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia e Re Demokratike, ka mbledhur aktivin e saj të parë, për të diskutuar rreth platformës, vijës politike dhe aleancave me partitë e djathta. Krerë e kësaj partie, kanë deklaruar se nuk do të bëjnë pjesë pas zgjedhjeve, në ndonjë koalicion të udhëhequr nga PS. Sekretari politik i Partisë së Re Demokratike Genc Pollo, i ka kthyer përgjigje dhe ftesës publike të Berishës për bashkim.

Genc Pollo:- “Ne nuk përfshihemi në asnjë bashkëpunim politik, i cili synon të ringrejë fronet e humbura dhe që nuk jep garanci, që opozita e sotme e ardhur në pushtet, nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës”.

Ne synojmë tha më tej Pollo, që në zgjedhjet parlamentare të marrim elektoratin që votoi për PD më 1 Tetor, pasi një pjesë e mirë e tyre, votojnë prej ndjenjës antikomuniste. Sipas tij 50% e votuesve ndihet e tjetërsuar dhe e përjashtuar në këtë luftim gladiatorësh, në politikën shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego