Duke marrë shkasë nga lajmet e publikuara në disa media lidhur me cilësinë e dobët të farës së misrit të mbjellë në zonat e ndryshme të vendit ka reaguar dhe kreu socialist, Edi Rama.

Ai ka akuzuar strukturat qeveritare si përgjegjëse për cilësinë e ulët të prodhimit të misrit në këto zona.

Rama tha për mediat se kjo është një katastrofë për të cilën duhet të jepet një përgjigje e qartë zyrtare.

Edi Rama: “Kjo papërgjegjshmëri e skajshme e shtetit në raport me ngjarjen kanë vetëm një përgjegjës, qeverinë e kryeministrit Sali Berisha dhe vetë kryeministrin. Është qeveria që nëpërmjet strukturave të saj do të organizojë punën në rang republike për kontrollin e të gjitha imputeve bujqësore që hyjnë në Shqipëri, të cilat në vite kanë degraduar vijimësisht për të ardhur deri tek kjo ditë kur mijëra familje mbjellin misër e pas një viti punë u mbeten në duar kallinj pa kokrra”.

Për kreun socialist kjo shënon dhe kulmin e dështimit të politikës në fshat gjatë 17 viteve./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani