Valentina Leskaj “Më në fund Sali Berisha ka bërë atë që ne e kemi propozuar dhe kërkuar që në shtator të vitit të kaluar, natyrisht më mirë vonë se sa kurrë. Në fakt e bëri këtë 9 muaj me vonesë ndërkohë që mund ta kishte bërë edhe më përpara, pa pritur fushatën elektorale. Themelore për integrimin në Bashkimin Evropian mbeten standardet, natyrisht themelore për të plotësuar standardet janë zgjedhjet e lira e të ndershmet cilat janë kriteri dhe kushti i parë politik për anëtarësimin në Bashkim Evropian. Qeveria duhet të ofrojë të gjitha garancitë për procesin  duke filluar që nga dokumenti i identifikimit.”/tvklan.al