Partia Socialiste ka vijuar fushatën e saj paraelektorale dhe kryetarja e grupit Kuvendor Valentina Leskaj është ndalur në fshatin Përparim të Peqinit. Leskaj ka folur aty për problemet e fshatit dhe ndryshimi që e pret nëse socialistët do të vijnë në pushtet pas 28 qershorit.

Valentina Leskaj: “Sepse një vend i BE-së nuk mund të jetë i ndarë përgjysmë, nuk mund të jetë ndryshe në qytet dhe ndryshe në fshat dhe PS merr përsipër që ta shuaj këtë ndryshim. PS merr përsipër të zhvillojë fshatin përveçse do të vazhdojë me rimte të larta zhvillimin e qytetit.”

Deputeti socialist Ben Blushi ka qenë në Starovë të Korçës ku është ndalur në problemin e emigracionit, një fakt shqetësues për këtë zonë.

Ben Blushi: “Në qoftë se vendi jot nuk të jep arsye për të ta jetuar me dinjitet shumë njerëz kanë zgjedhur të ikin dhe ne kemi besim se mund ta rregullojmë Shqipërinë në qoftë se jemi të gjithë bashkë. Sepse Shqipëria mund të rregullohet, Shqipëria mund të ndryshojë, Shqipëria mund të jetë shumë e mirë dhe shumë me e denjë për secilin prej nesh.”

Kryetari i asamblesë kombëtare të PS Gramoz Ruçi ka patur si qëllim në vizitën e tij në Çermë të Fierit vështirësitë në sistemin arsimor.

Gramoz Ruçi: “PS do të marrë masa dhe ka përcaktuar programin e saj qeverisës  që qoftë dhe një fëmijë që e ka mbi 20 min e gjysmë ore larg shkollën t’i sigurojë transportin falas. Për çdo familje që e ka të vështirë ti blejë librat e shkollës fëmijës t’ia sigurojë ato falas.”/tvklan.al