Në një nga ambjentet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë krerët e Partisë Socialiste janë mbledhur për të festuar 8 vitet e ekzistencës së saj. Megjithëse ky përvjetor i ka gjetur socialistët pa kryetar, Kryeministri Majko ka deklaruar para të ftuarve se jam i kënaqur që shoh krahas profesor Pëllumbit dhe Dokles dhe me të rinjtë eurosocialistë që do ta çojnë më perpara partinë tonë. Mungonte ish kryetari i partisë Fatos Nano.

Të pranishëm ishin Presidenti Rexhep Mejdani, Kryeparlamentari Gjinushi, Ambasadori i OSBE-së, Dan Everts dhe përfaqësues të trupave diplomatike të akredituara në Shqipëri. Mungonin përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Republikane./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori