Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Partitë opozitare, kanë hartuar raportin përfundimtar me denoncimet për manipulimet në zgjedhjet lokale. Kërkesa kryesore e këtyre partive është përsëritja e zgjedhjeve lokale në zonat ku manipulimet rezultojnë më të mëdha, në rast të kundërt opozita mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në emër të partive opozitare, kryerepublikani Fatmir Mediu, u shpreh.

Fatmir Mediu, Kryetari i PR:- “Komisioni Qendror Zgjedhor, në bashkëpunim me strukturat e qeverisë dhe Partisë Socialiste, po bëjnë ndarjen e zonave elektorale në përputhje me interesat e PS. Partitë tona kërkojnë, që jo vetëm ndarja e zonave elektorale, por të gjitha ndryshimet në regjistrin kombëtar të zgjedhësve, kodin elektoral dhe strukturat zgjedhore të bëhen me konsensus midis pozitës dhe opozitës, duke garantuar pjesëmarrje dhe të drejta të barabarta”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame