Arrestohet në Fier i dënuari me 25 vite burgim për dy vrasje në Lezhë.

Forcat operacionale kapën në Fier, Pjetër Paçanin 59 vjeç i cili gjatë ndalimit kishte edhe 3 automatikë e 3 pistoleta në makinë. Ish-biznesmeni është dënuar nga gjykata e Tiranës për vrasjen e Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi në 18 janar të vitit 2011.

Ngjarja erdhi pas një konflikti që kishte si shkak moskthimin e një huaje. Biznesmeni nga Laçi i kishte marrë Ndoc Zymajt një shumë prej 100 mijë eurosh me anë të një kontrate dhe nuk ja kishte kthyer në kohë. Biznesmeni dhe huadhënësi janë konfliktuar fillimisht në telefon dhe më pas lanë takim në një nga lokalet pranë autostradës. Aty ai shkoi i armatosur dhe i vrau të dy ish-bashkëpunëtorët e tij. Pjetër Paçani ishte në listën e 50 më të kërkuarve në vend për të paktën 13 vite.

Klan News